English

Këshilla emergjente për një lëkurë të bukur dhe të shëndetshme

Të gjithë duam të kemi një fytyrë të bukur, të pastër të lëmuar dhe të shëndetshme.
Ka shumë arsye që fytyrat të mos jenë njëlloj, geni por dhe shërbimet apo kujdesi që secili i kushton fytyrës.

Për këtë më poshtë jepen disa këshilla mjaft të rëndësishme për të patur një fytyrë të bukur me parametrat që kërkohen.

1. Skrabi duhet bere 2-3 here ne jave per lekurat e yndyrshme, lekurat e thata
2 here ne jave, lekurat normale 1 here ne jave (Skrabi duhet bere me shume delikatese pa ushtruar force, duke ndihmuar me levizje rrethore ne gjithe fytyren). Skrabi eliminon qelizat e vdekura te cilat e bejne lekuren te duket pa jete, e vrazhde dhe e plakur. Pervec kesaj, qelizat e vdekura bllokojne poret duke mos e lene ate te ajroset sic duhet, madje as te lahet sic duhet me sapun. Pra eshte nje hap I domosdoshem. Pasi ehste hequr shtresa me qeliza te vdekura, lekura eshte me e gatshme te pastrohet dhe ushqehet.

2. Avulli I cili duhet bere te pakten nje here ne muaj, (mire eshte te behet skrab me pare, pastaj avulli), ndihmon ne qarkullimin e gjakut dhe ne pastrimin e pikave te zeza. Skrabi dhe avulli, ndihmojne edhe ne pakesimin e akneve pucrave.

3. Maske pastruese / ushqyese pas avullit. Ne fakt maska pastruese/ushqyese (nese zgjidhni masken tone Efira, sigurisht do e perdorni sipas udhezimit), nese zgjidhni maska shtepie, sipas nevojese se lekures 1 here ne jave, apo 1 here ne 2 jave.

4. Pas skrabit, avullit, maskes, perfundohet me masazh fytyre. Per masazh duhet patjeter vaj Bajamesh ose Kokosi te cilat ndihmojne ne mbylljen e poreve, dhe ne raste me problematike Kokosi vazhdon pastrimin e pikave te zeza. Pra masazhi me vajra, ndihmon ne pastrim akoma me te thelle, shtrengim poresh, tonifikim te lekures se fytyres, dhe ushqim te vazhdueshem te saj.
Per ato qe preferojne krem, mund te perdorin kremin e tyre te zgjedhur.

Keshillat e specialisteve jane keto:

1. Ne momentin qe zgjidhni produktet per fytyren tuaj te shtrenjte, lexoni mire permbajtjen e tyre ne etikete. Nese etiketa permban dhjetera emra kimkatesh qe as nuk I njihni, beni mire te mos e blini.

2. Ne momentin qe vendosni te blini, atehere duhet qe te gjitha produktet te jene te pakten te nje linje, nuk eshte mire qe kremi I dites te jete linje tjeter, kremi I nates nga nje linje tjeter, pastruesi I makiazhit tjeter linje, e keshtu me radhe.

3. Mos beni skrab, avull e pastrime me teper se ç’duhet sepse e demtojne lekuren.

4. Permbajtjet agresive shmangini plotesisht.

5. Masazhoni fytyren cdo nate para se te flini, kjo do te ndihmoje jo vetem per nje gjume te qete, por edhe per te mbajtur fytyren ne forme.

6. Mos e prekni lekuren gjate dites me duar te papastra, duart mbajne shume mikrobe te cilat e 'semurin' lekuren e fytyres.

KOMENTE