Kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim me Kryetarin e LSI-së Ilir Meta.
Takimi është zhvilluar për 40 minuta në kryeministri ndërsa në fokus të bisedimeve mendohet të ketë qënë vijimi i bashkëpunimit mes LSI-së dhe Partisë Demokratike.
Në një prononcim për mediat, kryetari i grupit të LSI-së Lefter Koka u shpreh se nuk ka asnjë ftesë nga Partia Socialiste, por theksoi se LSI mirepret cdo bashkëbisedim me forcat politike.
Ndërkohë nesër mblidhet edhe Kryesia e PS-së e cila pritet të vendosë për koalicionet parazgjedhore të 23 qershorit. Kryetari Edi Rama ka thirrur nesër anëtarët e kryesisë, për të diskutuar në lidhje me aleancat që PS duhet të krijojë, për të qenë më e sigurt në fitoren e zgjedhjeve.
Ndërkohë burime nga selitë e partive kofnirmojnë se ka një marrëveshje mes Ramës dhe Metës.
Marrëveshja RAMA-META:
PS MIRATON 3 LIGJET
LSI IKËN NGA QEVERIA
Burime brenda PS e LSI konfirmuan për "News 24" se realisht është bërë një marrëveshje mes Ramës dhe Metës.
“PS miraton 3 ligjet, LSI ikën nga qeveria me Berishën”, është thelbi i marrëveshjes mes PS dhe LSI.
Ndërkohë nesër kryesia e Partisë Socialiste fton zyrtarisht LSI për koalicion.