Sot ishte një ditë e rëndësishme për Kosovën dhe Serbinë pasi zhvillohej raundi i 8-të midis dy kryeministrave përkatëse të dy vendeve nën prezencën e zv-presidentes të Këshillit Europian Catherine Ashton.
Por mediat kosovare dhe ato serbe kanë shkruar për një përplasje mes Kryeministrit Thaçi dhe Zëvendëskryeministrit të parë serb Aleksandar Vucic.
Por Gazeta Express ka mësuar pak më shumë rreth përplasjes.
Takimi është ndërprerë kur ka filluar përplasja e Kryeministrit Thaçi me radikalin Vucic.
Vucic i ka thënë Thaçit se Serbia ka Kushtetutën e saj dhe Kosova ka Kushtetutën e saj. Kryeministri Thaçi ka reaguar duke thënë se ‘mua nuk më intereson se çka shkruhet në Kushtetutën tuaj. Ne e kemi Kushtetutën tonë dhe shtetin tonë. Nëse ju rrihet në takim mund të rrini, nëse jo mund të dilni’” ka transmetuar një burim i gazetës fjalët e Kryeministrit.