Një tjetër rast i gripit të shpendëve, një virus që nuk është parë më parë në njerëzit është raportuar nga autoritetet në Kinë.
Tri gra të moshës 32, 45 dhe 48 vjeç, dhe një burrë 83-vjeçar u diagnostikuan me një virus të ri dhe ndodhen në gjendje kritike për jetën në mes të 19 dhe 21 mars dhe janë kritike sëmurë.
Deri tani ka pasur 7 raste të konfirmuara tashmë të virusit H7N9, është shprehur Organizata Botërore e Shëndetësisë. Dy persona kanë vdekur.
Por OBSH thotë se nuk ka prova se virusi trnasmetohet përmes njerëzve.
Megjithatë më shumë se 160 njerëz të cilët kanë pasur kontakt me individët po monitorohen nga afër.
Deri tani, askush nuk ka zhvilluar simptoma. Rastet e fundit janë parë në provincën Jiangsu, ndërsa rastet më parë ishin në krahinat e Shangait dhe Anhui.
Simptomat dhe ecuria e sëmundjet te të sëmurët po studiohet hap pas hapi.