English

Arrest në burg, pedagogut Eduart Nimet Isufi

Nga Seksioni Kundër Krimit Ekonomik Financiar u finalizua operacioni i koduar Inxhinieri, ku u bë i mundur ekzekutimi i vendimit të Gjykatës Rrethit Gjyqësor Tiranë i datës 02.04.2013, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për shtetasin Eduart Nimet Isufi, 62 vjec, lindur dhe banues në Tiranë, me detyrë pedagog në fakultetin e Inxhinierisë Ndërtimit, Tiranë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas gjatë ushtrimit detyrës së tij funksionale, u ka kërkuar dhe marrë para nga studentët në këmbim të vënies së notave kaluese për provimin e lëndës së tij, shumë e cila varionte nga 20 mije lekë të reja.

Në sajë të një hetimi intensiv 2 mujor u arrit kapja e tij.

Materialet hetimore në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për konsumim të Neni 259 i “Korrupsioni pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.

KOMENTE