Nga Komisariati i Policisë Nr.5 Tiranë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
S.D 16 vjeç lindur ne Kukës dhe banues ne Bathore,
F.Mikli 17 vjeç, lindur ne Tirane dhe banues ne Bathore Kamez,
E. Salia 17 vjeç lindur ne Dibër dhe banues ne Bathore,
B. M, 13 vjeç, lindur ne Tirane dhe banues ne Bathore Kamez,
Kapja e tyre u be pasi me datën 03.04.2013, rreth orës 00.20, ne bashkëpunim me njeri - tjetrin kanë vjedhur ne lagjen Paskuqan nr 2, Vreshte, ne lokalin në pronësi të një shtetasi.
Ne momentin e kapjes këtyre shtetasve ju gjeten dhe ju sekuestruan ne cilësinë e provës materiale një televizor plazma i markës « Haier » dhe një pale doreza plastike.
Nga puna e bere nga ana jone rezultoi se këta shtetas ne bashkëpunim me njeri tjetrin janë autoret e vjedhjeve te banesave te disa shtetasve.
1-Banese e shtetasit A.B e vjedhur me date 22.02.2013
2-Banesa e shtetasit Xh.D e vjedhur me date 27.02.2013
3–Banesa e shtetasit I.P e vjedhur më datë 14.03.2013
4-Banesa e shtetasit S. H e vjedhur me date 21.03.2013
5-Banesa e shtetasit L.P, e vjedhur më date 27.03.2013
Po ashtu dyshohet se kanë vjedhur lokalin e shtetasit L.B, e vjedhur më datë 01.04.2013. U kryen te gjitha veprimet e duhura procedurale dhe ndaj shtetasve të mësipërm.
Materialet ju kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime te mëtejshme. Neni 134/2 i K.Penal