"Nuk mund të nënshkruajmë kapitullimin. Kolegut tim, kryeministrit francez Jean-Marc Ayrault ia kam dëshmuar, se dialogu me Prishtinën ishte i tillë, që vetëm mungonte një vagon ku do ta nënshkruanim kapitullimin. Negociatat çuan deri në një farsë të plotë”, ka thënë Daçiç për gazetën “Veçernje novosti”.
Kjo ka qenë deklarata e Kryeministrit serb Ivica Daçiç, i cili ka deklaruar se Beogradi dëshiron të arrijë një marrëveshje me Kosovën, por Serbisë i është ofruar vetëm kapitullimi të cilin nuk mund ta pranojë.
Kryeministri serb ka theksuar se, janë të mundshme vetëm disa korrigjime të vogla, për të cilat u bë fjalë në Bruksel dhe negociata në thelb nuk do të ketë më.
Sipas Daçiçit, përfaqësuesja e lartë e BE-së, Catherine Ashton duhet që në 10 prill të hyjë në procedurën e paraqitjes së raportit të vet, transmeton Qik-u.
“Kjo, praktikisht, do të thotë, që deri atëherë të deklarojmë, nëse e pranojmë apo jo”, ka thënë Daçiç.