English

Berishaı ftuar për kremtimin e 100 vjetorit te shkolles“Rexhep Mezini” në Ishëm

Kryeministri Berisha ishte dje i ftuar në shkollën e mesme të bashkuar “Rexhep Mezini” në Ishëm, për kremtimin e 100 vjetorit të saj. Në përshëndetjen e tij, Kryeministri Berisha u shpreh se hapja e shkollës 100 vjet më parë është dëshmi e dashurisë dhe vendosmërisë për dije dhe përparim, ndërsa e konsideroi Ishmin, me pozicionin e tij gjeografik, “kështjellë natyrale e Durrësit dhe Shqipërisë në historinë tonë kombëtare”.
Më 5 prill 1913 u hap shkolla e parë shqipe në Ishëm. Në fillim, shkolla kishte 40 nxënës që vinin nga të gjithë fshatrat e komunës. Me djegien e Ishmit më 1914 u dogj edhe shkolla, por patriotët e rindërtuan shkollën dhe përsëri filloi mësimi. Në vitin 1918 mbaruan mësimet 15 nxënësit e parë. Sot, shkolla ka 360 nxënës, 3 kabinete informatike dhe laboratorë të ndryshëm për një proces bashkëkohor të mësimdhënies.

KOMENTE