Më në fund edhe linja Kombinat-Kinostudio do të ketë autobusa të rinj. Tashmë udhëtarët e kësaj linje do të kenë fatin të udhëtojnë me autobusa komodë që shpresojmë që të mos dalin jashtë përdorimit shumë shpejt nga arsye të ndryshme ku opërfshihen dhe sjelljet e pahijshme apo etika jo morale e qytetarëve.
Operatori do të sjellë fillimisht 20 autobusë tërësisht të rinj. Këta autobusë me kapacitet secili prej 100 vendesh do t’u vihen në shërbim, menjëherë sapo të përfundojnë procedurat e licensimit, dhe deri në fund të vitit, operatori do të sjellë edhe 16 autobusë të rinj, duke e çuar numrin e përgjithshëm të mjeteve në shërbim të udhëtarëve të linjës Kombinat – Kinostudio, në 36.
Orari i funksionimit të kësaj linje do të jetë: Gjatë stinës së verës nga ora 5.00 deri në orën 24.00 dhe gjatë dimrit nga ora 5.30 deri në orën 23.00.