Stogjet e mineralit të kromit në Bulqizë janë sërish varr për njerëzit e varfër të kësaj krahine që rrëmimin në këto male minerale e kanë burimin e vetëm të jetesës.
Një grua 45-vjeçare ka gjetur vdekjen në Bulqizë teksa po mblidhte krom. Mësohet se 45-vjeçarja ishte duke gërmuar stokun e një miniere kur një masiv gurësh e ka zënë poshtë.
Viktima është Lirie Mara, nënë e tre fëmijëve, e cila gjeti vdekjen në mënyrë aksidentale.
As nderhyrja e mjekeve nuk ka qene e dobishme pasi gruaja ka humbur jeten pak kohe pas goditjes.
Miniera e Bulqizës njihet ndryshe si miniera e vdekjes për shkak të numrit të lartë të minatorëve që kanë humbur jetën në të.
Kushtet e punës dhe siguria e minatorëve lënë për të dëshiruar, ndërkohë që kësaj i shtohet edhe keqmenaxhimi nga kompanitë që kontrollojnë nëntokën.