English

Helmi i bletës mund të vrasë HIV

Helmi i bletës mund të vrasë HIV (një arsye pse duhet të ruajmë bletët)

Një ekip në Universitetin e Uashingtonit, Shkolla e Mjekësisë në St Louis së fundmi ka përdorur nanopjesëza që mbante një toksinë të gjetur në helmin e bletës për të shkatëruar HIV dhe pa dëmtuar qelizat përreth.
Sipas studimit në fjalë helmi i bletës përmban një toksinë që quhet melittin e cila mund të hapë vrima të vogla në mbështjellësen e HIV dhe viruseve të tjera.

Autorët e studimit besojnë se me kërkime të mëtejshme, ata mund të jenë në gjendje për të krijuar një xhel vaginal, i ngarkuar me grimcat e helmit të bletëve, që mund të ndihmojë në parandalimin e përhapjes së HIV-it.
Toksina e bletëve vepron duke dëmtuar një pjesë thelbësore të strukturës së virusit duke formuar pore dhe çarë mbështjelljen e virusit. Teorikisht nuk ka asnjë mënyrë që virusi të përshtatet pa mbështjellësen e tij, pasi ai ka nevojë për membranën e tij mbrojtëse.

Helmi i bletës nuk është prodhuar për të dëmtuar qelizat e shëndetshme, xheli vaginal mund të jetë ideal për çiftet ku një prej partnerëve është i prekur nga HIV dhe duan të kenë fëmijë. Teorikisht është e mundur që të të bëhen injeksione intravenoze të nënopjesëzave mund të jetë në gjendje të largojë HIV nga rrjedhja e gjakut një mrekulli virtuale për ata që kanë rezultuar pozitiv.

Përsosja e këtij trajtimi do të zgjatë me vite. Le të shpresojmë që bletët do të mbijetojnë aq gjatë. Do të ishtë shumë e turpshme të shikonim që një kurë e mundshme për trajtimin e HIV të humbte pasi në jemi shumë të zënë duke i vrarë ato më pesticide.

Kjo është një prej arsyeve pse Grifin përdor metoda ekologjike dhe selektive për klasa dëmtuesish specifike.

KOMENTE