English

Studentet e mbijetuara nga tragjedia e Himarës, sot apelojnë për ndihmë. "SIGMA" na detyrohet 1.5 miliard lekë

Të mbijetuarit nga tragjedia e Himarës, që ndodhi në 21 maj të vitit 2012, ku humbën jetën 13 studentë të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” dhe u plagosën 12 të tjerë, sot apelojnë për ndihmë.

Në një deklaratë për shtyp të bërë sot paradite para Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, 26 studentet e mbijetuara nga aksidenti tragjik theksojnë se kompania e sigurimeve nuk i ka dhënë ende dëmshpërblimin.

“Kanë kaluar 11 muaj nga aksidenti dhe nuk kemi marrë asgjë. Kompania e sigurimeve "SIGMA" na detyrohet 1.5 miliard lekë. I bëjmë thirrje ministrit të drejtësisë, Avokatit të Popullit dhe kryeministrit të shohë me rigorozitet çështjen pasi kemi nevojë për paratë për të ndjekur kurat e nevojshme” ka theksuar Blerina Çereni një prej studenteve të mbijetuara.

KOMENTE