English

A e refuzoi Serbia marrëveshjen me Kosovën? Ç'do të ndodhë më tej

Qeveria e Republikës së Kosovës është e zhgënjyer me refuzimin që pala Serbe i bëri propozimit të dhënë nga Baronesha Ashton për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Propozimet e dhëna nga BE ishin në funksion të paqes, stabilitetit dhe evropianizimit të rajonit dhe do të shënonin fillimin e përmbylljes së një konflikti historik në rajon.
Kosova tashmë ka bërë një varg kompromisesh që kulmuan me Pakon Gjithëpërfshirëse të Presidentit Ahtisaari.
Po ashtu, edhe përgjatë tërë këtij procesi Qeveria dhe Institucionet e Kosovës kanë qenë të gatshme për vendime jo të lehta, por në dobi të Kosovës dhe të ardhmes së sajë evropiane.

Qeveria e Kosovës vazhdon të besojë që dialogu është zgjidhja e vetme, dhe mbetet e përkushtuar në këtë proces.

Ndërkohë diplomatët e shumtë në BE janë munduar deri në orët e vona të mbrëmjes të kuptojnë se çfarë mendon të bëjë përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, në cilësinë e ndërmjetëses në dialogun e nivelit të lartë politik mes Kosovës dhe Serbisë, pasi Beogradi zyrtarisht ka njoftuar se refuzon të pranojë marrëveshjen e propozuar, e cila ka dalë si rezultat i diskutimeve në tetë raunde.

Disa burime diplomatike kanë thënë se Serbia në orët e mbrëmjes e kishte dërguar vendimin e saj dhe atë në gjuhën serbe dhe të shkruar në alfabetin cirilik.

Nga deklaratat e lëshuara nga zonja Ashton në shikim të parë duket qartë se ajo përgjegjësinë për dështim ia lë Serbisë, e cila refuzoi marrëveshjen e propozuar. Po ashtu disa diplomatë kanë kuptuar se Ashton lë përshtypjen se nuk do të ketë më, raunde të reja të dialogut, sepse propozimi është fryt i tetë takimeve. Por ka pasur edhe diplomatë të disa vendeve të BE-së të cilët kanë shprehur mendimin se Ashton është duke lënë të hapur mundësinë për një takim tjetër të radhës dhe duke i dhënë Serbisë edhe disa ditë afat. Megjithatë, në BE nuk kanë qenë në gjendje të konstatojnë se a është refuzimi i Serbisë fundi i këtij procesi apo jo.

Sipas Kocijançiq, veprimet e Bashkimit Evropian përballë Beogradit zyrtarë bazohen në konkluzat e samitit të dhjetorit. Ajo konfirmon se pavarësisht refuzimit të djeshëm, Komisari për Zgjerim, Stefan Fyle, gjithashtu edhe shefja e diplomacisë Evropiane do i dorëzojnë raportet e tyre në lidhje me Kosovën dhe Serbinë.
Në të vërtetë, më 16 prill Komisioni Evropian, miraton raportin për përparimin në procesin e integrimeve për këto vende, ndërsa më 22 prill baronesha Ashton raporton para ministrave të jashtëm të bashkimit evropian për procesin e dialogut. Këto dy moment janë vendimtare për atë se çfarë do ndodhë në samitin e qershorit pasi që vihen kornizat për vendimin formal të shefëve të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të BE-së.
Nga mbledhja e qershorit Kosova, shpreson marrjen e vendimit për nisjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Ascoiimit, ndërsa Serbia pret dritën jeshile për negociatat e anëtarësimit me BE-në.
Të dyja janë të lidhura ngushtë me rezultatet konkrete nga dialogu politik. Nëse deri më 15 prill Serbia nuk pranon propozimin e Ashtonit atëherë shteti nuk mund të llogaritë vendime pozitive në qershor.

KOMENTE