English

Anëtare të partisë neonaziste "Agimi i Artë", protestojnë kundër shkollës shqipe

Në Greqi, në qytetin Kavala, bashkia e këtij qyteti përuroi hapjen e shkollës shqipe, ku fëmijët shqiptarë tashmë do të kenë shkollën e tyre për arsimim.

Por 3 javë pas hapjes së shkollës, dhjetëra anëtarë të partisë neonaziste Agimi i Artë kanë protestuar para ndërtesës duke mbajtur flamuj dhe pankarta në duar e duke bërtitur “Jashtë të huajt nga Greqia”.
Protestuesit më pas janë zhvenosur para bashkisë ku i bënin thirrje kryetarit për vendimin e tij në dhënien falas të një ambienti të bashkisë për mësimdhënien e gjuhës shqipe.
Duke iu përgjigjur ekstremistëve të Agimit të Artë ai ka deklaruar se nuk ka frikë nga kërcënimet, se shkolla shqipe do të vazhdojë të funksionojë dhe se është krenar për vendimin e hapjes së saj, që është mbështetur edhe nga Ministria greke e Arsimit, si një politikë për t’u dhënë edukimin përkatës të gjithë atyre që ndodhen në territorin e Greqisë.
Në Kavala dhe përreth saj jetojnë 9000 emigrantë shqiptarë.

KOMENTE