English

Jahjaga merr pjesë në Samitin e 16-të ekonomik të Euro-Azisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifetet Jahjaga po qëndron në Turqi, ku do të marrë pjesë në Samitin e 16-të ekonomik të Euro-Azisë, të organizuar nga Marmara Group Foundation.

Në këtë samit marrin pjesë përfaqësues të lartë shtetërorë të një numri vendesh nga Evropa dhe Azia, në mesin e të cilëve edhe presidenti i Republikës së Shqipërisë, zotëri Bujar Nishani dhe ai i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov.

Presidentja Jahjaga, në aeroportin e Stambollit, u takua me presidentin Nishani dhe me presidentin Ivanov.

Ajo do të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të hapjes së Samitit të 16 Ekonomik të Euro-Azisë, që zhvillohet nesër dhe do të mbajë edhe një fjalë rasti për proceset në Kosovë dhe zhvillimin ekonomik të saj..

KOMENTE