Pasditen e djeshme një sherr mes kushërinjve ka përfunduar me plagosjen rëndë të njërit prej tyre.
Ngjarja ka ndodhur në Durrës, përkatësisht në lagjen nr. 14 në Shkozet, ku Kujtim dhe Luan Nikoçi.
Sheri ka nisur me konfrontim fizik por më pas ka përfunduar me armë. Kujtim Nikoçi ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar tri herë mbi Luan Nikoçin, duke e plagosur rëndë. Ai është dërguar me urgjencë në spital, por gjendja e tij është kritike.
Kujtim Nikoçi u arrestua nga policia menjëherë dhe pa asnjë rezistencë nga ana e tij dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes.