"Nuk kam patur asnjë dorëheqje tjetër përveç dorëheqjes së zotit Petrit Vasili, zëvendëskryetarit të Bashkisë, të cilin dua ta falenderoj për bashkëpunimin e tij dhe për rolin që ka luajtur gjatë detyrës si zëvendëskryetar i Bashkisë. Dua të kujtoj që Vasili është nënkryetar i LSI-së dhe në këtë kuadër do të ishte e çuditshme mëse angazhimi i tij paraelektoral, pse jo kandidimi i tij si deputet, nuk do të kushtëzonte vendimin që më paraqiti para 24 orësh për dorëheqje nga posti i nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës".
Kjo ka qenë deklarata e kryetarit të bashkisë më të madhe asaj të Tiranës z. Lulzim Basha, i cili e ka justifikuar dorëheqjen e ish-nënkryetarit Petrit Vasili vetëm me angazhimin e tij politik.
Punonjes te tjere në Bashkinë e Tiranës, në rang drejtuesish thonë se ende nuk ka asnjë sinjal nga kreu i Lëvizjes Socialste për Integrim per te vijuar me doreheqjet.Ndersa lidhur me zevendesimin e nenkryetarit te Bashkise, nese do t'i perkase serish LSI-se, Basha thote se se kjo varet nga zhvillimet politike.
"Eshtë një çështje, e cila do t'i përgjigjet realitet politik, që kjo forcë politike do të vendosë në raport me Bashkinë e Tiranës.