Afrim Krasniqi - Opinion. Ne 3 ditet e fundit 152 zyrtare te nivelit te mesem e te larte (kategoria e nepunesit civil) u shkarkuan dhe u zevendesuan me te tjere. Eshte faza e pare e ndarjes administrative te PD me LSI, pra me 20% te pushtetit ekzekutiv. Ditet ne vijim vijojne fazat e tjera, perfshire kalimin e % tek partite e reja aleate. Lajm nuk eshte fenomeni i parcelizimit te pushtetit por mungese e reagimit civil, publik, mediatik dhe institucional ndaj aktit te trajtimit te shtetit si seksion partie/partish. Nje administrate qe krijohet nga mitingu dhe per miting.
Te gjithe keta zyrtare ishin aty per shkak te meritave politike, jo produkt i gares profesionale qe parashikon legjislacioni mbi nepunesit civile. Te gjithe ata sot largohen dhe me siguri, po te duan, shkojne ne gjyq dhe fitojne 12 rroga. Te gjithe ata qe po i zevendesojne gjithashtu jane pa konkurs, pa status, pa legjitimitet dhe per shkak te meritave politike ne prag te fushates elektorale. Pas dy-tre muajsh kur mund te kete rrotacion edhe ata largohen sic erdhen, vijne te tjere ne te njejten menyre.
Nje rreth vicioz qe perseritet dhe mban peng administraten shqioptare. Nje kritike e perhershme ne raportet e Progresit te BE. Nje akt kriminal qe behet publik dhe pa droje, per te cilin askush nuk mban pergjegjesi. Nje shtet partiak paralel, me nenshtresa partiake blu, roze, gri, kuq e lejla qe financohet me parate dhe taksat tona publike. Nje humbje e madhe financiare, ne burime njerezore, ne investimet e partnereve tane nderkombetare dhe ne besimin/cilesine e demokracise funksionale! Nje mesazh dekurajues per ata mijera te rinj qe studiojne brenda e jashte vendit me shpresa e aspirata per konkurrim, kontribut dhe angazhim ne strukturat ekzekutive te shtetit shqiptar!
Pergjigjia qe na vjen nga palet pergjegjese: - te ecim perpara, te ecim me shpejt, rilindje, - te gjitha sllogane elektorale pa sensin dhe garancine e munguar se do te kemi shtet funksional, administrate funksionale e te pavarur, respekt ndaj ligjit dhe legjitimitet demokratik. Dhe kur e mendon, - ironikisht nje nga tre ligjet qe nuk u miratua dhe qe palet ende zihen eshte ai i nepunesit civil, sipas te cilit punonjesit e adminisitrates lejohen te merren me parti/politike pas ores 16:00?!!