Deklaratë e ministrit të financave z. Ridvan Bode dhënë dje per mediat:
"Rama përsëri kapet në flagrancë me mashtrimin e tij të radhës, duke folur për ekonominë e vendit, një fushë ku përçartjet e tij elektorale kanë konfuzionuar totalisht edhe oborrin e tij mavi. Këtë radhë Kasandra Rama, implikon dhe FMN-në, se po vjen në opsionet e kataklizmës ekonomike që Rama u ka uruar shqiptarëve me kohë.
Kjo nuk është një gjë e re për Ramën, i cili ëndrrën e karriges kryeministrore e sheh vetëm përmes kolapsit ekonomik apo gjëmave të tjera që ai i ka parashikuar vendit.
Fatmirësisht për shqiptarët, asgjë nuk ka ndodhur dhe ndodh nga paralajmërimet e mallkimet e Kasandrës Rama.
Prej katër vitesh çirret se ekonomia e vendit është në krizë apo do bjerë në krizë stinën që vjen. Prej katër vitesh, ku rajoni, eurozona dhe ekonomia globale po përjeton zhvillimet më dramatike, ekonomia shqiptare vijon të ritet si asnjë ekonomi tjetër në rajon apo eurozonë. Viti 20012, ku shpresat për të realizuar profecinë e kasandrës ishin më të mëdha, për shkak të përkeqësimit të ekonomive partnere me ne, përsëri mbeti me gisht në gojë, ekonomia shqiptare përsëri pati rritje, rreth 1.7% siç deklaroi INSTAT dhe EUROSTAT.
Bordi i drejtoreve te FMN konfirmoi publikisht atë që ka thënë qeveria shqiptare: Shqipëria nuk ra në krizë në asnjë vit, edhe pse kjo krizë ka impaktuar rritjen ekonomike; se qeveria shqiptare ka ndjekur politika fiskale dhe reforma që kanë mundësuar rritje ekonomike edhe në këto rrethana të vështira.
Tre vjet të shkuara kasandra Rama, më shumë se një herë, publikisht, bëri thirrje për falimentim bankash dhe humbje të kursimeve të qytetarëve. Kasandra gaboi dhe gënjeu. Bankat mbetën të paprekura dhe depozitat të sigurta, ashtu siç tha qeveria. Përsëri sot ti bëre thirrjen e radhës për destabilitet dhe përhape panik tek shqiptarët, sepse Kasandra mbijeton duke shpërndarë gjëma. Por t'i përsëri do mbetesh më gisht në gojë.
Gjatë gjithë kohës Kasandra Rama ka parashikuar se buxheti do kalojë në kolaps, se nuk do të paguhen pagat e pensionet, se nuk i jep kush para qeverisë. Përsëri gënjeu dhe për veten e tij mbeti me gisht në gojë. Thesari i shtetit nuk ka pasur asnjë vonesë në pagesa, normat e interesave janë ulur, dhe kreditorët çdo ditë firmosin marrëveshje të reja për rrugë, ujësjellësa, diga të hidrocentraleve, sisteme vaditje për bujqësinë, shkolla e spitale të reja.
Rama, Kasandra shqiptare, në mungesë të një programi dhe alternative të besueshme për shqiptarët, vazhdon të presë ditën e gjëmës që uron çdo ditë, si mjetin për të realizuar ëndrrën e tij të çmendur.
Shqiptarët do t'i japin ndëshkimin që meriton edhe kësaj radhe në 23 Qershor! Popujt Kasandrave u rrezervojnë te njëjtin fat, harresën dhe përbuzjen.