Krahasuar me një vit më parë në po të njëjtën periudhë, çmimet e fruta-perimeve në tregjet e kryeqytetit vazhdojnë të mbeten të larta për xhepin e qytetarit.
Arsyeja, mallrat që prodhohen në vend janë tepër të pakta për të plotësuar kërkesat e qytetarëve ndaj importi i tyre mbetet parësor dhe si rrjedhim dhe çmimet do të jenë të larta.
Ngritja e temperaturave pritet të sjellë edhe rritjen e sasisë dhe larmishmërisë së produkteve të vendit në treg e për pasojë edhe uljen e çmimeve të tyre për të gjithë qytetarët.