English

3 deputetë ndalohen 21 ditë për të marrë pjesë në punimet e Kuvendit

Byroja e Kuvendit nën drejtimin e Kryetares se Kuvendit, në mbledhjen e datës 15.04.2013, mori në shqyrtim veprimet e dhunshme të deputeteve Gazmir Bizhga, Ndrec Deda, Arben Çuko dhe Sajmir Tahiri. Këta deputetë me veprime të dhunshme tentuan të pengonin deputetët që të ushtronin funksionin e tyre kushtetues për të votuar çështjet e rendit të ditës. Deputetët e mësipërm ju morën kartat e votimit, tre deputetëve.

Veprimet e mësipërme të dhunshme për të mos lejuar deputetët për të votuar, u shoqëruan edhe me kërcënime e fjalë fyese ndaj këtyre deputetëve.
Pas vlerësimit të këtyre rrethanave, në unanimitet, Byroja e Kuvendit mbështetur në nenin 65 pika 2 të Rregullores vendosi ndalimin për të marrë pjesë në punimet e Kuvendit në séance plenare dhe në Komisione të deputetëve Gazmir Bizhga, Ndrec Deda, dhe Arben Çuko për 21 ditë, dhe për deputetin Sajmir Tahiri për 14 ditë.

KOMENTE