English

Berisha: Fondacioni “Hanns Seidel”, për 20 vjet i ka qëndruar pranë Shqipërisë

Po sot Kryeministri Berisha pritinë një takim z. Hans Zehetmair dhe z. Christian J. Hegemer, përfaqësues të fondacionit “Hanns Seidel”

Gjatë takimit Kryeministri Berisha ju uroi mirëseardhjen dhe ju shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e frytshëm 20 vjeçar, pasi ky fondacion i ka qëndruar pranë Shqipërisë veçanërisht në kohët më të vështira.

Kryeministri Berisha tha se, fondacioni ka ndihmuar në zhvillimin e vlerave të demokracisë dhe bashkëpunimin midis dy partive.

Kryeministri Berisha u shpreh, “se në memorien time mbeti bashkëpunimi i shkëlqyer dhe ndihma e dhënë, e cila ka përfshirë shumë fusha, nga kultura demokratike deri tek konsolidimi i institucioneve”.

Duke vlerësuar ndihmën e dhënë nga ky fondacion, Kryeministri Berisha u shpreh se , ajo i ka shërbyer më shumë afrimit të Partisë Demokratike me Bashkimin Kristian Social. “Ky 20 vjetor i bashkëpunimit është bilanc sukses, i cili mbart mirënjohjen dhe besimin për ta vijuar këtë bashkëpunim, për të cilët jemi të interesuar ta vazhdojmë. Projekti im kryesor mbetet integrimi evropiane përmes një procesi universal të reformave të bazuara në meritë, dhe për këtë jemi të përkushtuar të vazhdojmë si demokraci në zhvillim, për ta konsoliduar atë mbi bazën e standarteve më të mira”, - u shpreh Kryeministri Berisha.

Gjithashtu, kryeministri Berisha është ndalur edhe tek çështja e zgjedhjeve, duke u shprehu se, “ju siguroj se për zgjedhjet e këtij viti do të bëjmë gjithçka, që ato të zhvillohen mbi bazën e standarteve ndërkombëtare më të mira, pasi ne kemi tërë infrastrukturën e nevojshme shumë të mirë, teknologji të lartë dhe kodin më të mirë”.

Nga ana e tij zoti Zehetmair, i shprehu Kryeministrit Berisha, kënaqësinë e tij që ndodhen në Shqipëri. Zoti Zahetmair , tha se ky bashkëpunim 20 vjeçar ka të bëjë edhe me mbështetjen e zotit Berisha. Gjithashtu zoti Zehetmair tha se, “ne ndjekim me kujdes të veçantë dhe simpati zhvillimet në Shqipëri. Populli shqiptarë është popull vital, por edhe Partia Demokratike ka një lider vital”.

Z. Zahetmair falenderoi Kryeministrin Berisha, për mbështetjen që ai i ka dhënë zyrës së këtij fondacioni në Shqipëri, megjithëse është një zyrë e vogël, por ka qenë mjaft e efiçentë në veprimtarinë e saj.

KOMENTE