Ministri i Brendshëm z. Flamur Noka dhe ambasadori i Republikës së Italisë, në Tiranë, z. Masimo Gaiani, zhvilluan sot një vizitë në Pikën e Kalimit Kufitar, në aeroportin e Rinasit “Nënë Tereza”, shoqëruar nga DP i Policisë së Shtetit, z. Hysni Burgaj, zv.drejtori i përgjithshëshm për Kufirin dhe Migracionin, z. Pëllumb Nako, dhe funksionarë të lartë të Policisë së Shtetit dhe ambasadës së Italisë.
Gjatë vizitës në këtë pikë kalimi kufitar, z. Gaiani u njoh nga afër me punën e policisë kufitare, funksionimin dhe eficencën maksimale të sistemit TIMS apo edhe sistemeve të tjera të kontrolleve laboratorike, për identifikimin e dokumentave falco të udhëtimit apo lëndëve të ndryshme të ndaluara.
Aeroporti “Nënë Tereza” është porta kryesore për lëvizjen e shtetasve shqiptare dhe të huaj nga ajri dhe gjatë vitit 2012 dhe deri në këto 3 muaj të parë të vitit rezulton se nga kjo pikë kanë hyrë dhe dalë 2. 085. 667 shtetas shqiptarë dhe të huaj, nga të cilët vetëm në drejtim të Italisë kanë udhëtuar 1. 459. 964 shtetas shqiptarë dhe të huaj.
Në përfundim të vizitës Ministri i Brendshëm z. Flamur Noka, u shpreh se është kënaqësi e veçantë të viziotosh pikën e kalimit kufiotar të Rinasit, si i vetmi aeroport ndëkombëtar i Shqipërisë. Në këtë kuadër theksoi z. Noka, Ministria e Brendshme dhe strukturat në varësi të saj i kanë kushtuar rëndësi të veçantë ngritjes së një infrastrukture bashkëkohore, në të cilën operojnë punonjësit e policisë kufitare dhe migracionit apo edhe trajnimit të punonjësve të policisë kufitare dhe migracionit me standardet më bashkëkohore dhe thellimin e njohurive të tyre për të zotëruar praktikave më të mira të BE-së dhe Kuadrit Shengen për lëvizjen e lirë.
“Së bashku me Sh.T, Ambasadorin Gaiani kryem një inspektim pranë aeroportit të Rinasit për të parë edhe punën, gadishmërinë dhe profesionalizmin e Polcisë Kufitare, si edhe të gjitha parametrat e sigurisë e të kontrollit që zbatohen në këtë aeroport. Pasi inspektimit të detajuar dhe të hollësishëm, konstatuam më kënaqësi që ky është një aeroport i standardeve ndërkombëtare dhe se policia është në lartësinë që kërkon koha dhe qytetarët, duke iu shërbyer për të siguruar lëvizjen e lirë e për të garantuar siguri absolute në kalimin e kufirit.
Bashkë me Ambasadorin patëm kënaqësinë të vizitojmë aeroportin tonë, që është porta kryesore hyrëse nga ajri, që na lidh me Europën e më gjerë dhe konstatuam me kënaqësi që se kjo portë kryesore e komuniimit të shqiptarëve me botën është porta më e sigurt, më e kontrollueshme dhe me të gjitha parametrat bashkëkohorë. Me kënaqësi konstatuam, profesionalizmin e lartë të punonjësve të policisë kufitare, si edhe ta pajisjeve moderne dhe bashkëkohore, të cilat ata përdorin në punën e tyre të përditshme. Sistemi TIMS, i cili tashmë ka mundësinë e aksesit edhe në regjistrin elektronik kombëtar të shtetasve, jep garanci të plota për verifikimin e indentitetit të çdo shtetasi, shqiptar, por sigurisht ky sistem shërben për identifikimin korrekt edhe të shtetasve të huaj”, theksoi ndër të tjera ministri Noka, duke shtuar se rëndësi të veçantë, vazhdojmë t’ i kushtojmë monitorimit të lëvizjes së shtetasve shqiptarë, për të parandaluar që në gjenezë tentativa të mundshme për abuzimin me arritjen madhore të shqiptarëve, atë të lëvizjes pa viza. Por, edhe ambasadori i Republikës së Italisë, z. Gaiani shprehu vlerësimin më të lartë për profesionalizmin e lartë të punonjësve të policisë kufitare, si edhe të pajisjeve moderne që ata tashmë kanë në përdorim.
“Pata kënaqësinë që bashkë me Ministrin e Brendshëm të vizitoj PKK të aeroportit ndërkombëtar të Rinasit dhe të konstatoj personalisht shkallën e lartë të profesionalizmit, zbatimin e plotë të procedurave të verifikimit, sipas të gjitha standardeve europiane. Dhe prandaj shpreh kënaqësinë, vlerësimin dhe përgëzimet e mia për mënyrën se si kryhen kontrollet në këtë pikë”, nënvizoi amasadori Gaiani, duke shtuar se qëllimi i vizitës ishte pikërisht “për të verifikuar funksionimin e sistemit, zbatimin e tërësishëm të procedurave dhe shkëllën e lartë të ndërlidhjes dhe komunikimit me organet e tjera të policisë. Dhe mundëm të shohim konkretisht dhe të konstatojmë se gjërat bëhen me profesionalizëm të lartë, mirësjellje dhe kompetencë”.
I pyetur nga gazetarët e pranishëm lidhur me respektimin e regjimit të lëvizjes pa viza nga ana e qytetraëve shqiptarë, në raport më vendet e tjera të rajonit, ambasadori Gaini u përgjigj se “kemi qenë shumë të kënaqur me konstatimin që si qytetarët shqiptarë, si autoritet shqiptare kanë ndjekur në mënyrë shumë precize ato që janë rregullat e funksionimit të sistemit, thënë ndryshe pa viza dhe, në lidhje me Shqipërinë, nuk ka pasur asnjë lloj problemi sa i përket Italisë. Nuk kemi patur asnjë vërejtje në këtë drejtim, -një zbatim i përpiktë i të gjitha rregullave”.
Në punën e përditshme, punonjësit e të policisë kufitare në këtë pikë kalimi, që nga fillimi i lëvizjes pa viza të shtetasve shqiptarë, janë krijuar mekanizmat e duhur dha janë marrë një sërë masash për ecurinë normale të procesit të lëvizjes pa visa në hapësirën Shengen. Ndërgjegjësimit dhe mirinformimi i çdo shtetasi që udhëton për herë të parë në drejtim të kësaj hapësire lidhur me afatet e qëndrimit pa vizë dhe legjislacionit për të huajt për qëndrimin në këto vende, është pjesë bazike e punës së tyre.Paralelisht, në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar, aeroporti “Nënë Tereza”, është pjesë e projektit pilot “Flexi Force 2012”, organizuar nga “Frontex”, që parashikon ngritjen e një grupi lëvizës të punonjësve të policisë kufitare të aeroportit të gatshëm për tu vendosur në në aeroporte të ndryshme të vendeve BE se. Aeroporti “Nënë Tereza” shkëmben informacion me Frontex, për aeroportet, në bazë të të cilit Njësia e Analizës së Riskut të Frontex përgatit raportin javor të monitorimit PULSAR, mbi refuzimet e hyrjes, aplikimet për azil, qëndrimin e parregullt në territor dhe identifikimin e dokumenteve të falsifikuara të evidentuara në aeroportet e vendeve BE dhe të Ballkanit Perëndimor.
Po kështu, përfshirja e aeroportit “Nënë Tereza” në projektin “Qasja e përbashkët gjithëpërfshirëse në ngritjen e bashkëpunimit ndërmjet policisë kufitare të vendeve anëtare të MARRI dhe SEPCA për pikat kufitare të kalimit aeroportual ndërkombëtar”, bën të mundur të shkëmbehen informacione mbi dokumente të falsifikuara të udhëtimit, vlerësime të kërcënimit të rrezikut për flukset migratore të parregullta dhe paralajmërimin e hershëm. Bashkëpunimi me Frontex dhe veçanërisht bashkëpunimi në operacionet ajrore, ka vazhduar edhe gjatë vitit 2012. Aspekti pozitiv i këtij bashkëpunimi është edhe vendosja pranë aeroportit “Nënë Tereza” të Rinasit, të një punonjësi të policisë kufitare italiane, për një periudhë 25 ditore në periudhën shtator – tetor 2012.
Eksperienca e fituar, shkëmbimi i praktikave më të mira me vendet e BE/Schengen, kontaktet me organizmat ndërkombëtare, veçanërisht me Frontex-in, kanë bërë të mundur arritjen e rezultateve shumë pozitive për sa i përket luftës kundër imigracionit të parregullt, falsifikimit të pasaportave, letërnjoftimeve ose vizave por edhe në drejtime të tjera të luftës kundër krimit.
Gjatë viti që lamë pas në këtë pikë kalimi kufitar, janë kapur 102 shtetas të shpallur në kërkim, 33 pasaporta ose viza të falsifikuara, 18 rasteve të falsifikimit të dokumenteve vulave e stampave, 9 raste të mosdeklarimit të të hollave në kufi, 9 pasaportave të huaja të shpallura në kërkim nga Interpoli, si edhe evidentimin e 4 rasteve të viktimave të trafikimit te qenieve njerëzore.