"Bunkeri i fundit që i kishte ngelur Sali Berishës deri më sot, ishte pushteti vendor. Ne sot jo vetëm afirmojmë vullnetin tonë për të qenë shumicë në cdo njesi vendore, por nga ana tjetër i heqim mundësinë e fundit Sali Berishës, për të strehuar manipulatorët e tij", tha Tahiri.
Këshilltarët e PS dhe LSI kanë firmosur një kërkesë ku kanë kërkuar mbajtjen e një mbledhje urgjente të Këshillit Bashkiak, me objekt shkarkimin e kryetarit aktual, nga radhët e demokratëve, Njazi Kosovrasti.
Dhe ditën e djeshme ku PS dhe LSI kanë zyrtarizuar bashkimin e tyre, gjatë një takimi të mbajtur propozuan kryetarin e këshilltarëve socialistë, Aldrin Dalipi për postin e kryetarit të Këshillit Bashkiak të Tiranës.
Duke iu drejtuar kryebashkiakut Lulzim Basha, kryetari i këshilltarëve socialistë deklaroi se ky nuk është konflikt politik, por vendosje e legjitimitetit të shumicës.
"Të heqë dorë nga ç'do lloj provokimi të vogël dhe të kuptojë që ky nuk është konflikt politik, por ky është një reagim qytetar i shumicës, ndaj vendosjes së legjitimitetit të institucioneve në Tiranë apo në të gjithë Shqipërinë", tha Dalipi.