Fjala e Kryetarit të PS Edi Rama në prezantimin e kapitullit të programit për Infrastrukturën, Turizmin, Burimet Natyrore dhe Mjedisin, mbajtur në Peshkopi.
"Shumë faleminderit për përsëritjen e mikpritjes! Sot përshtypja që më krijohet është që janë edhe më shumë njerëz, ka shumë njerëz që janë në këmbë.
Para se sa të shkojmë më tutje, me prezantimin e librit tonë të gjashtë të programit, dua të shpreh të gjithë përbuzjen time për ata që këtu në Peshkopi kanë zbatuar një urdhër të turpshëm nga qendra për të mos lejuar duke anuluar dhënien e sallës në datën 10 prill për këngëtaren e njohur Vera Laçi, e cila me kurajë qytetare u bë pjesë e nismës Të Djathtët për Rilindje. Unë ju jap fjalën që bashkë me Verën, dhe bashkë me këngëtarë dhe artistë nga Tirana dhe e gjithë Shqipëria, ne do vijmë këtu mbas 23 qershorit dhe do festojmë një fitore plotësisht të merituar të gjithë qytetarisë dibrane, të cilën artisja e njohur dhe këngëtarja e dashur e kësaj zone, e mishëron më së miri.
Nga ana tjetër ju kërkoj ndjesë për vonesën për shkak të angazhimeve të mëparshme në Tiranë, por edhe për shkak të disa ndalimeve të shkurtra që bëra gjatë rrugës për të ardhur deri këtu nga Kalaja Dodës, sepse besoj e keni dëgjuar të gjithë kryeministrin që u mburr në parlament me atë rrugë, në kuadrin e mburrjes së përgjithshme për 10 mijë e 400 km rrugë, që medemek ka ndërtuar dhe ishte për të ardhur keq, që në atë rrugë janë hedhur vërtet para të publikut, por përgjatë saj ka të çara që dëshmojnë për një punë të bërë shkel e shko si të gjitha punët e Saliut. Si në të gjitha rrugët e Shqipërisë, ku paratë e hedhura me shumicë dhe me borxhe që i ka marrë qeveria, por që i paguajnë të gjithë qytetarët, nuk po kthehen në investime të qëndrueshme. Mjafton të shikosh dallimin dramatik mes kësaj pjese të rrugës, që shkon drejt Kosovës, dhe asaj pjese që kanë ndërtuar në Kosovë për të kuptuar se çfarë prapambetje në infrastrukturë po na lë kjo qeveri dhe se sa shumë para të këtij populli janë shpërdoruar medemek për të transformuar infrastrukturën e Shqipërisë.
Dua të fokusohem shumë shkurt në këtë pjesë tek domosdoshmëria e një Plani të Përgjithshëm Kombëtar. Sepse duhet t’i japim fund ndërtimtarisë kuturu, pushtimit kuturu të tokës që po heq çdo muaj pasuri të përbashkët si fond toke dhe po e kthen në truall të ndërtuar jashtë çdo kushti për të siguruar jetesën normale të atyre që ndërtojnë në tokën e bukës, dhe mbi të gjitha për t’i dhënë një drejtim të qartë vendit në rrugën e zhvillimit. E kemi të domosdoshëm të përcaktojmë në një Plan Kombëtar zhvillimi në të gjitha drejtimet e zhvillimit të vendit. Si një plan të zhvillimit ekonomik, të zhvillimit social, të zhvillimit urban, të zhvillimit mjedisor, në mënyrë që ky vend, të cilit Zoti apo Natyra, i ka falur mjaftueshmërisht pasuri që njerëzit të jetojnë normalisht dhe në mirëqenie, të mund të garantojë mirëqenien për çdo familje të zakonshme që jeton me punën e vet të ndershme.
Zotimi ynë është që;
Brenda dy viteve të para, në bashkëpunim me të gjitha realitetet vendore, në bashkëpunim me ekspertizën më të mirë ndërkombëtare, ne t’i japim Shqipërisë një plan kombëtar të zhvillimit.
Është e nevojshme që ne të ndërtojmë një plan mbarëkombëtar strategjik për sigurinë energjetike. Që do të thotë një plan mbarëkombëtar strategjik mes qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Kosovës. Në gjithë hapësirën shqiptare që përmbledh këto dy shtete të mund të garantohet jo vetëm furnizimi me energji elektrike i familjeve dhe i bizneseve, jo vetëm e ardhmja e këtij furnizimi, por edhe furnizimi me energji me çmime të arsyeshme, të cilat të mund të jenë të përballueshme qoftë nga familjet, qoftë nga bizneset. Kjo kërkon që ne t’i qasemi problemit të pasigurisë energjetike me një vizion të ri dhe t’i japim kuptim atij transformimi të madh gjeopolitik, që ka ndodhur dhe që ka sjellë krijimin e një tjetër shteti shqiptar. T’i japim kuptim faktit që kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk është pengesë për zhvillimin e përbashkët ekonomik, social, kulturor, përkundrazi është një arsye për të kuptuar se duhet të përfitojmë maksimalisht nga kushtet e reja në mënyrë që familjet shqiptare këtej dhe andej kufirit të jetojnë më mirë, të kenë më shumë punë, të kenë më shumë mirëqenie, të kenë më shumë arsye për t’u ndjerë të qetë dhe krenarë në atdheun tonë të përbashkët.
Tre çështje konkrete.
E para, lidhet me vënien, menjëherë, në jetë të projektit të interkonjeksionit që lidh, praktikisht, nga pikëpamja energjike Kosovën me Shqipërinë, pavarëson Kosovën nga Serbia, që sot është i vetmi burim marrës i energjisë dhe integron tregun energjetik duke shtuar një lidhje të re.
Projekt, që është penguar në mënyrën më absurde, por edhe më të dyshimtë nga qeveria, projekt që financohet nga Banka Gjermane për Zhvillim dhe ka mbështetjen e qeverisë gjermane. Projekt, që sot e gjithë ditën mbahet në sirtar si shprehje kuptimplotë e faktit që ka një dallim të madh mes nesh dhe atyre që qeverisin, të cilët për atdhetarinë dhe për atdheun e përbashkët dinë vetëm të flasim, ndërkohë që ne dimë të bëjmë, jo vetëm të flasim.
E dyta, është çështja e 300 lejeve që janë dhënë në formë koncesionesh për të shfrytëzuar pasurinë e përbashkët. Kudo ku rrjedh ujë këta kanë dhënë një koncesion për të bërë hidrocentral. Dihet, botërisht, se pjesa më e madhe e këtyre lejeve janë kthyer në letra me vlerë në një treg të zi ku i shiten njëri tjetrit. Nga njëra anë transparencë për gjithë këto leje nga ana tjetër shqyrtim i të gjitha kontratave që janë vënë në lëvizje. Për çdo kontratë të parespektuar ku është dëmtuar shteti, pra është dëmtuar publiku, pra janë dëmtuar qytetarët, ne do të marrim masa sipas ligjit dhe sipas ligjit. Ne do të anulojmë të gjithë lejet që janë në shkelje të kontratave dhe të detyrimeve ndaj publikut, që deri më sot ka mbetur i pambrojtur dhe i papërfaqësuar, dhe që pas 23 qershorit do të ketë mbrojtës dhe përfaqësues të vetën qeverinë e Republikës së Shqipërisë.
Duhet ta dini që në çdo faturë që merrni në shtëpi për energjinë paguani 20% taksë, pra për çdo muaj përveçse ju merr shpërndarësi, ju merr dhe qeveria 20% taksë.
Ne zotohemi, që për të gjithë familjarët taksën e energjisë, ta ulim në 6%, për familjarët.
Lidhur me naftën. Aktualisht, sa për një dijeni, sot, zyrtarisht vidhen 100 mijë tonë naftë. Kështu, i faturohet popullit shqiptar që e ka pasuri të vetën, naftën, një humbje 45 milion dollarë në vit. Humbje e drejtpërdrejtë. Parafytyroni, sikur 50 milionë dollarëve në vit, që janë ndihmë ekonomike që ju jepen familjeve që janë në nevojë dhe nuk kanë punë, t’ju shtohen edhe këto 45 milionë dhe të shkojnë tek rreth 100 milion dollarë ndihmë, të cilën ne ta kthejmë nga një lëmoshë që e dini mirë që përdoret për të mbajtur peng njerëzit më të varfër, në emër të lidhjes me pushtetin. E, madje, ju pritet 3-4 muaj para zgjedhjeve dhe u thuhet nëqoftëse e doni duhet të votoni për partinë në pushtet. Pra, ta kthejmë nga një lëmoshë e tillë skllavëruese në një fond të madh kombëtar për riintegrim përmes punës, duke krijuar kushte punësimi për të gjithë ata burra e gra që janë në gjendje fizike normale, por që nuk arrijnë dot të gjejnë një punë. Parafytyroni çfarë transformimi do të sillte kjo në ekonominë tonë. E pra, ne jo vetëm do ta bëjmë këtë, por jemi të bindur se nuk e ekzagjerojmë, përkundrazi e kemi detyrim ndaj publikut që të zotohemi se nga vënia nën kontroll rigoroz, shtetëror të vendburimeve të naftës, nga rivënia në punë e gjithë linjës së përpunimit të naftës në vend, nga goditja pa mëshirë e kontrabandës dhe evazionit në tregtimin me pakicë të naftës, të krijojmë të paktën 200 milionë dollarë më shumë për ekonominë kombëtare dhe në funksion të rritjes së punësimit, punësimit, punësimit, mirëqenies, mirëqenies, mirëqenies.
Kur doli Saliu njëherë dhe tha “nuk ua tregoj dot si u shtang kryeministri norvegjez kur i thashë se kemi bërë 10 mijë kilometra rrugë, më tha s’ka mundësi, i thashë ka mundësi”. Dhe ndërkohë që po e tregonte këtë përrallë, se normalisht kryeministri norvegjez një njeri normal, u hodh Jozefina “e kam takuar edhe unë norvegjezin tha, ishte i habitun krejt.” Në fakt mbi këtë legjendën e 10.400 km ngrihet një kështjellë e tërë me kate se “kemi ndërtuar 10.400 km, po kemi punësuar 45 mijë vetë në vit. Po nga këta 45 mijë vetë në vit e kemi rritur ekonominë me kaq, po nga kaq këta kanë ndërtuar shtëpi kaq dhe kështu me radhë”. E gjitha fillon me këto 10.400 kilometra. Domethënë, që ne t’i hymë bisedës që a janë hapur këto vende pune, a është rritur mirëqenia e këtyre familjeve, a kanë ndërtuar edhe një kat shtesë me këto para që kanë përfituar dhe me radhë, ne duhet të pranojmë fillimin që Saliu e ka shtruar Shqipërinë 33 herë nga veriu në jug me asfalt, nga lartë poshtë, nga poshtë lartë…E çuditërisht, asnjëra nga këto 33 herë nuk iu ka rënë juve, as kur i bini këtej, as kur i bini andej për të shkuar në Tiranë. Megjithëse ka bërë një rrugë të gjatë Tiranë – Tokio – oqean juve rrugën më të mirë e keni t’i bini nga një shtet tjetër për të shkuar në kryeqytetin e shtetit tuaj.
I gjendur përpara këtyre krahasimeve shumë të thjeshta që tregojnë që kjo është një marrëzi, një ditë tha “e dinë këta që unë kam 28 mijë km rrugë gjaku në trup”, i ngatërroi me dëshmorët, i ngatërroi me 28 mijë km katrorë nuk e di, po di që herën tjetër i bëri 35 mijë km rrugë brenda vetes së vet. Se në fakt i gjithë ky projekt i rrugëve të zhvilluara që hutojnë Norvegjinë e që tmerrojnë Gjermaninë është në kokën e tij. I gjithi! Është një fantazi. Ndërkohë që, për të shkuar sot nga Hani i Hotit në Kakavijë është një aks nacional që kalon nëpër 22 standarde të ndryshme. Pra, është njësoj si të qepësh një kostum që nga jaka e xhaketës deri te pantallonat ka 22 masa të ndryshme. Ka njeri që e vesh dot këtë lloj kostumi?! Ose sikur ato 28 mijë km rrugë gjaku që i ka Saliu në trup, Zoti t’ia kishte bërë diku të gjera diku të ngushta, diku të bllokuara fare, e s’do ta kishim sot dhe do ishte humbje e madhe, në fakt.
Segmenti rrugor Milot – Fushëkrujë në vetëm 13 kilometra ka 4-5 standarde të ndryshme. Fushëkrujë – Rrogozhinë, që është një pjesë e rëndësishme e korridorit veri – jug, është komplet në kaos. Golem – Rrogozhinë, besoj e keni parë vetë, është më mirë mos ta përmendim fare. Fier – Vlorë nuk dihet se kur do të mbarojë. Zgjidhja e by pass-it të Fierit është komplet e gabuar, kosto e lartë për ekonominë dhe absolutisht asnjë perspektivë për të pasur një rrugë normale. Ndërkohë që po të shikojmë më tutje dhe të vijmë nga Rruga e Kombit, e cila ka filluar të japë shenja shqetësuese degradimi vende vende. Është e pambaruar në pjesën e urave. Ka standarde më të dobëta se sa pjesa matanë drejt Prishtinës.
Vijmë tek Rruga e Arbrit. Rruga e Arbrit u fillua me pompozitet të madh në 2005 u premtua që do mbaronte në 2009, është premtuar që do mbarojë tani në 2013 dhe deri tani janë bërë vetëm 8 km. Kush e voton Saliun, këtu në Dibër, për Rrugën e Arbrit duhet të presë dhe 50 vjet minimumi. Ne e kemi angazhim, zotim, tonin për ta ndërtuar dhe për t’i dhënë fund përdorimit të Rrugës së Arbrit si një mjet për të tërhequr prej hunde gjithë Dibrën.
Rruga Egnatia që është rrugë e Korridorit të 8-të, Durrës – Elbasan – Korçë – Kapshticë, sot është në gjendje kritike. Rruga Memaliaj – Tepelenë, një proces ndërtimi i gabuar, kompanitë janë gati të ikin. Vetëm para pak muajsh ndërtimi i ri u shkatërrua. U shkatërrua, ra komplet, dhe tani po kërkojnë një zgjidhje të re, t’i bien nga një drejtim tjetër. Tamam punët e Saliut!
Rruga e famshme që u propagandua Kardhiq – Delvinë e mbetur edhe ajo në mes të rrugës. Rruga Qukës – Qafë Plloçë edhe ajo e mbetur në mes të rrugës. Shkurt të gjitha rrugët kryesore janë në mes të rrugës. Kanë mbetur rrugët rrugëve. Mirë njerëzit, por edhe rrugët kanë mbetur rrugëve. E gjithë Shqipëria ka mbetur rrugëve.
E pra miqtë e mi, për të mos u zgjatur me të gjitha rrugët, unë dua t’ju vë theksin në këto pika. Së pari në Shqipëri nuk është ndërtuar asnjë kilometër rrugë që mund të marrë certifikatën e Bashkimit Europian. Sepse kuptohet kur ata thonë autostradë, domethënë rrugë për auto, jo për gjindjen tjetër që nga ne gjer tek lopët, edhe tek delet, edhe tek biçikletat, edhe tek karrocat, edhe tek çiftet që martohen dhe e kapërcejnë se i bien shkurt nga shtëpia e nuses tek shtëpia e dhëndrit. Kjo nuk quhet autostradë sipas Bashkimit Europian. Nuk ka asnjë aks të vetëm Shqipëria sot të kompletuar, që të thuash nisesh në veri dhe përfundon në jug normalisht nga një rrugë. Nisesh në lindje dhe përfundon në perëndim me një rrugë. Kjo nuk ndodh! Dëgjoni tani se çfarë thotë, i ndjeri dhe i lavdishmi, Sami Frashri atëherë, sikur e ka shkruar duke parë rrugët e Saliut. “Udhët për të cilat tani shqiptarët paguajnë aq sa mund të shtroheshin të gjitha udhët e Shqipërisë me flori mund të goditen më fort, (pra të rregullohen më mirë), me pak argjend, por prej një qeverie të drejtë dhe me nder”.
Atëherë, konkretisht zotimet tona.
1-E përsëris, ne zotohemi që ta marrim shumë seriozisht dhe të investohemi me të gjitha mjetet dhe me të gjithë energjinë tonë për të realizuar Rrugën e Arbrit.
Rrugën e Arbrit, ne e shikojmë si një rrugë e cila jo vetëm i jep kuptim gjithë një territori, që sot është i braktisur dhe gjithë një bashkësie shqiptarësh që sot janë të izoluar faktikisht, por edhe si një segment që duke u lidhur edhe me portin e Durrësit fuqizon shumë ndjeshëm ekonominë. Këtu nuk është fjala për të bërë rrugë vetëm siç thonë këta, që kudo ku shkojnë thonë “do ua bëjmë rrugën që të vini të pini kafe në Tiranë” vetëm këtë dinë të thonë “do vinë dibranët në Tiranë të pinë kafe, do vinë elbasanllinjtë në Tiranë të pinë kafe, se në fakt atje ngaqë janë pa punë janë shumë të zënë dhe s’vinë dot me vonesë. Rrugët duhet të sjellin zhvillim ekonomik. Aksi i Rrugës së Arbrit në radhë të parë është themelor për ekonominë e vendit tonë dhe sigurisht është i rëndësishëm edhe për të pirë kafe.
2-Ne do të ndërtojmë gjithë Korridorin e Gjelbër, që e quajmë veri jug duke i lidhur bashkë 22 copat e rrugëve të sotme, se janë 22 copa me 22 standarde, në një standard të vetëm europian. Do të bëjmë çmos t’i shmangemi sa më shumë zonave drejtpërdrejt të banuara dhe ta kthejmë këtë aks në një aks të sigurt për një lëvizje sa më të shpejtë të makinave.
3- Zotimi tretë, kryesor, pa hyrë në detaje në të gjitha segmentet është që në funksion të lidhjes së plotë të Shqipërisë me rajonin për të shfrytëzuar maksimalisht potencialin tonë turistik, por dhe për t’i dhënë një vlerë të re të shtuar gjithë territoret sot ose të izoluara dhe të pashfrytëzueshme, ose të cënuara për shkak të zhvillimit kuturu në bregdet, ne zotohemi të ndërtojmë Korridorin e Kaltër veri jug. Pra, që kush niset nga Sllovenia – Kroacia – Mali i Zi të vazhdojë natyrshëm nëpër gjithë bregdetin shqiptar dhe të zbresë poshtë dhe të ikë poshtë në Greqi. Dhe jo të kthehet dhe të hyjë nëpër këto labirintet e Saliut ku tmerrohet, dhe ku ka 4 herë më shumë vdekje dhe plagosje se sa në çdo vend të rajonit dhe të BE-së. Këtu hyn dhe siguria, ministri i transporteve tha “po normal do vdesin më shumë se shtohen makinat. Rritet mirëqenia, rriten vdekjet”. Ndërkohë që BE ka 4 herë më shumë makina se ç’kemi ne dhe ka 4 herë më pak aksidente se ç’kemi ne. E nëqoftëse ne akoma jemi 4 herë më pak makina dhe do shkojmë me logjikën që sa më shumë makina aq më shumë vdekje, atëherë po të shkojmë ne 4 herë më shumë makina, do shkojmë 16 herë më shumë vdekje sipas logjikës së tyre.
Ne jemi të vendosur që me paratë e popullit shqiptar jo thjesht të ndërtojmë korridore ku nuk dihet se çfarë të gjen kur kalon, po të ndërtojmë rrugë me standarde europiane dhe të sigurta sa më shumë me sa më pak aksidente.
E fundit, për këtë pjesë është pjesa që lidhet me portet. E di që këtu në Dibër mund të duket pak e mërzitshme të flasësh për portin, por ju thashë Rruga e Arbrit nuk ka kuptim të plotë pa portin e Durrësit, në kuptimin e ekonomisë së përgjithshme kombëtare, nga e cila përfiton patjetër dhe qarku i Dibrës. Ndërkohë që sot Shqipëria ka aq porte sa ç’trashëgoi nga Perandoria Osmane, asnjë më shumë. Është bërë një premtim solemn nga kryeministri në ikje, se tani ka mbetur dhe i vetëm dhe duket sikur është vetëm në ato 10.400 km edhe sa më shumë ia zgjeron numrin e kilometrave aq më vetëm duket, pra është thënë me pompozitet do ndërtojmë portin e Shëngjinit dhe ky do jetë porti i Kosovës. Atje në Shëngjin nuk e di kujt i ka rënë rasti është i vetmi port në botë me dryn. Ka një derë dhe ka një dryn. Rrinë të gjithë atje për të pritur njërin që e ka çelësin dhe hap portin me dryn. Ky është porti që u premtua që do lidhte Kosovën me botën dhe do na bënte ne nderin e madh që lidhëm Kosovën me detin. Një port me dryn, sikur është një magazinë, edhe magazinat sot janë më dinjitoze.
Në këtë pikë, ne realisht kemi filluar punën për të identifikuar se kush mund të jenë investitorët potencialë të interesuar për të filluar ndërtimin e portit të Shëngjinit. Është një port me një kapacitet të jashtëzakonshëm. Është një pikë strategjikisht e jashtëzakonshme sipas të gjithë ekspertëve. Ashtu si kundër edhe rinovimi i strukturës dhe gjithë procesi i menaxhimit i porteve të tjera në funksion të asaj që për një industri të detit do të jetë një vlerë e shtuar për ekonominë tonë kombëtare. Mos e harroni që jemi i vetmi vend në gjithë Mesdheun që detin e kemi jashtë ekonomisë. Deti është ekonomi, deti është burim i jashtëzakonshëm zhvillimi dhe mirëqenieje për njerëzit. Kurse ne detin e kemi jashtë ekonomisë. Plus Saliu e mbajti dhe për vete se nuk linte as anije, as varka, asgjë sa të mësonte not, tani nuk dihet ka mësuar apo s’ka mësuar, kjo s’ka rëndësi. Në fakt edhe me aq sa e shohim ne ai nuk quhet not, quhet qëndrim në ujë. Tani që mësoi të rrijë në ujë e hapi edhe për të tjerët që të vijnë e të hynë e të dalin.
Ne jemi shumë të vendosur që detin ta përfshijmë në ekonomi. Të jeni të bindur që kjo do të shtojë fuqinë tonë ekonomike. Sot jemi populli në gjithë Mesdheun që ha më pak peshk, sepse është i shtrenjtë, sepse nuk është në sasi dhe në sistem të shpërndarjes sa duhet dhe sepse detin ne nuk e kemi pjesë vitale të ekonomisë, duke e përfytyruar përfshirjen e detit në ekonomi ne mendojmë që do të rrisim edhe ushqyeshmërinë e njerëzve, sepse në fund të fundit themeli i betejës sonë të 4 viteve që vijnë do të jetë që t’ju japim familjeve shqiptare mundësinë që të ushqehen normalisht dhe të mos ketë familje që të dridhet për një shishe qumësht dhe mos ketë fëmijë në Shqipëri që mos pijë dot qumësht për shkak të varfërisë.
Kur doli Saliu njëherë dhe tha “nuk ua tregoj dot si u shtang kryeministri norvegjez kur i thashë se kemi bërë 10 mijë kilometra rrugë, më tha s’ka mundësi, i thashë ka mundësi”. Dhe ndërkohë që po e tregonte këtë përrallë, se normalisht kryeministri norvegjez një njeri normal, u hodh Jozefina “e kam takuar edhe unë norvegjezin tha, ishte i habitun krejt.” Në fakt mbi këtë legjendën e 10.400 km ngrihet një kështjellë e tërë me kate se “kemi ndërtuar 10.400 km, po kemi punësuar 45 mijë vetë në vit. Po nga këta 45 mijë vetë në vit e kemi rritur ekonominë me kaq, po nga kaq këta kanë ndërtuar shtëpi kaq dhe kështu me radhë”. E gjitha fillon me këto 10.400 kilometra. Domethënë, që ne t’i hymë bisedës që a janë hapur këto vende pune, a është rritur mirëqenia e këtyre familjeve, a kanë ndërtuar edhe një kat shtesë me këto para që kanë përfituar dhe me radhë, ne duhet të pranojmë fillimin që Saliu e ka shtruar Shqipërinë 33 herë nga veriu në jug me asfalt, nga lartë poshtë, nga poshtë lartë…E çuditërisht, asnjëra nga këto 33 herë nuk iu ka rënë juve, as kur i bini këtej, as kur i bini andej për të shkuar në Tiranë. Megjithëse ka bërë një rrugë të gjatë Tiranë – Tokio – oqean juve rrugën më të mirë e keni t’i bini nga një shtet tjetër për të shkuar në kryeqytetin e shtetit tuaj.
I gjendur përpara këtyre krahasimeve shumë të thjeshta që tregojnë që kjo është një marrëzi, një ditë tha “e dinë këta që unë kam 28 mijë km rrugë gjaku në trup”, i ngatërroi me dëshmorët, i ngatërroi me 28 mijë km katrorë nuk e di, po di që herën tjetër i bëri 35 mijë km rrugë brenda vetes së vet. Se në fakt i gjithë ky projekt i rrugëve të zhvilluara që hutojnë Norvegjinë e që tmerrojnë Gjermaninë është në kokën e tij. I gjithi! Është një fantazi. Ndërkohë që, për të shkuar sot nga Hani i Hotit në Kakavijë është një aks nacional që kalon nëpër 22 standarde të ndryshme. Pra, është njësoj si të qepësh një kostum që nga jaka e xhaketës deri te pantallonat ka 22 masa të ndryshme. Ka njeri që e vesh dot këtë lloj kostumi?! Ose sikur ato 28 mijë km rrugë gjaku që i ka Saliu në trup, Zoti t’ia kishte bërë diku të gjera diku të ngushta, diku të bllokuara fare, e s’do ta kishim sot dhe do ishte humbje e madhe, në fakt.
Segmenti rrugor Milot – Fushëkrujë në vetëm 13 kilometra ka 4-5 standarde të ndryshme. Fushëkrujë – Rrogozhinë, që është një pjesë e rëndësishme e korridorit veri – jug, është komplet në kaos. Golem – Rrogozhinë, besoj e keni parë vetë, është më mirë mos ta përmendim fare. Fier – Vlorë nuk dihet se kur do të mbarojë. Zgjidhja e by pass-it të Fierit është komplet e gabuar, kosto e lartë për ekonominë dhe absolutisht asnjë perspektivë për të pasur një rrugë normale. Ndërkohë që po të shikojmë më tutje dhe të vijmë nga Rruga e Kombit, e cila ka filluar të japë shenja shqetësuese degradimi vende vende. Është e pambaruar në pjesën e urave. Ka standarde më të dobëta se sa pjesa matanë drejt Prishtinës.
Vijmë tek Rruga e Arbrit. Rruga e Arbrit u fillua me pompozitet të madh në 2005 u premtua që do mbaronte në 2009, është premtuar që do mbarojë tani në 2013 dhe deri tani janë bërë vetëm 8 km. Kush e voton Saliun, këtu në Dibër, për Rrugën e Arbrit duhet të presë dhe 50 vjet minimumi. Ne e kemi angazhim, zotim, tonin për ta ndërtuar dhe për t’i dhënë fund përdorimit të Rrugës së Arbrit si një mjet për të tërhequr prej hunde gjithë Dibrën.
Rruga Egnatia që është rrugë e Korridorit të 8-të, Durrës – Elbasan – Korçë – Kapshticë, sot është në gjendje kritike. Rruga Memaliaj – Tepelenë, një proces ndërtimi i gabuar, kompanitë janë gati të ikin. Vetëm para pak muajsh ndërtimi i ri u shkatërrua. U shkatërrua, ra komplet, dhe tani po kërkojnë një zgjidhje të re, t’i bien nga një drejtim tjetër. Tamam punët e Saliut!
Rruga e famshme që u propagandua Kardhiq – Delvinë e mbetur edhe ajo në mes të rrugës. Rruga Qukës – Qafë Plloçë edhe ajo e mbetur në mes të rrugës. Shkurt të gjitha rrugët kryesore janë në mes të rrugës. Kanë mbetur rrugët rrugëve. Mirë njerëzit, por edhe rrugët kanë mbetur rrugëve. E gjithë Shqipëria ka mbetur rrugëve.
E pra miqtë e mi, për të mos u zgjatur me të gjitha rrugët, unë dua t’ju vë theksin në këto pika. Së pari në Shqipëri nuk është ndërtuar asnjë kilometër rrugë që mund të marrë certifikatën e Bashkimit Europian. Sepse kuptohet kur ata thonë autostradë, d.m.th rrugë për auto, jo për gjindjen tjetër që nga ne gjer tek lopët, edhe tek delet, edhe tek biçikletat, edhe tek karrocat, edhe tek çiftet që martohen dhe e kapërcejnë se i bien shkurt nga shtëpia e nuses tek shtëpia e dhëndrit. Kjo nuk quhet autostradë sipas Bashkimit Europian. Nuk ka asnjë aks të vetëm Shqipëria sot të kompletuar, që të thuash nisesh në veri dhe përfundon në jug normalisht nga një rrugë. Nisesh në lindje dhe përfundon në perëndim me një rrugë. Kjo nuk ndodh! Dëgjoni tani se çfarë thotë, i ndjeri dhe i lavdishmi, Sami Frashri atëherë, sikur e ka shkruar duke parë rrugët e Saliut. “Udhët për të cilat tani shqiptarët paguajnë aq sa mund të shtroheshin të gjitha udhët e Shqipërisë me flori mund të goditen më fort, (pra të rregullohen më mirë), me pak argjend, por prej një qeverie të drejtë dhe me nder”.
Atëherë, konkretisht zotimet tona.
1-E përsëris, ne zotohemi që ta marrim shumë seriozisht dhe të investohemi me të gjitha mjetet dhe me të gjithë energjinë tonë për të realizuar Rrugën e Arbrit.
Rrugën e Arbrit, ne e shikojmë si një rrugë e cila jo vetëm i jep kuptim gjithë një territori, që sot është i braktisur dhe gjithë një bashkësie shqiptarësh që sot janë të izoluar faktikisht, por edhe si një segment që duke u lidhur edhe me portin e Durrësit fuqizon shumë ndjeshëm ekonominë. Këtu nuk është fjala për të bërë rrugë vetëm siç thonë këta, që kudo ku shkojnë thonë “do ua bëjmë rrugën që të vini të pini kafe në Tiranë” vetëm këtë dinë të thonë “do vinë dibranët në Tiranë të pinë kafe, do vinë elbasanllinjtë në Tiranë të pinë kafe, se në fakt atje ngaqë janë pa punë janë shumë të zënë dhe s’vinë dot me vonesë. Rrugët duhet të sjellin zhvillim ekonomik. Aksi i Rrugës së Arbrit në radhë të parë është themelor për ekonominë e vendit tonë dhe sigurisht është i rëndësishëm edhe për të pirë kafe.
2-Ne do të ndërtojmë gjithë Korridorin e Gjelbër, që e quajmë veri jug duke i lidhur bashkë 22 copat e rrugëve të sotme, se janë 22 copa me 22 standarde, në një standard të vetëm europian. Do të bëjmë çmos t’i shmangemi sa më shumë zonave drejtpërdrejt të banuara dhe ta kthejmë këtë aks në një aks të sigurt për një lëvizje sa më të shpejtë të makinave.
3- Zotimi tretë, kryesor, pa hyrë në detaje në të gjitha segmentet është që në funksion të lidhjes së plotë të Shqipërisë me rajonin për të shfrytëzuar maksimalisht potencialin tonë turistik, por dhe për t’i dhënë një vlerë të re të shtuar gjithë territoret sot ose të izoluara dhe të pashfrytëzueshme, ose të cënuara për shkak të zhvillimit kuturu në bregdet, ne zotohemi të ndërtojmë Korridorin e Kaltër veri jug. Pra, që kush niset nga Sllovenia – Kroacia – Mali i Zi të vazhdojë natyrshëm nëpër gjithë bregdetin shqiptar dhe të zbresë poshtë dhe të ikë poshtë në Greqi. Dhe jo të kthehet dhe të hyjë nëpër këto labirintet e Saliut ku tmerrohet, dhe ku ka 4 herë më shumë vdekje dhe plagosje se sa në çdo vend të rajonit dhe të BE-së. Këtu hyn dhe siguria, ministri i transporteve tha “po normal do vdesin më shumë se shtohen makinat. Rritet mirëqenia, rriten vdekjet”. Ndërkohë që BE ka 4 herë më shumë makina se ç’kemi ne dhe ka 4 herë më pak aksidente se ç’kemi ne. E nëqoftëse ne akoma jemi 4 herë më pak makina dhe do shkojmë me logjikën që sa më shumë makina aq më shumë vdekje, atëherë po të shkojmë ne 4 herë më shumë makina, do shkojmë 16 herë më shumë vdekje sipas logjikës së tyre.
Ne jemi të vendosur që me paratë e popullit shqiptar jo thjesht të ndërtojmë korridore ku nuk dihet se çfarë të gjen kur kalon, po të ndërtojmë rrugë me standarde europiane dhe të sigurta sa më shumë me sa më pak aksidente.
E fundit, për këtë pjesë është pjesa që lidhet me portet. E di që këtu në Dibër mund të duket pak e mërzitshme të flasësh për portin, por ju thashë Rruga e Arbrit nuk ka kuptim të plotë pa portin e Durrësit, në kuptimin e ekonomisë së përgjithshme kombëtare, nga e cila përfiton patjetër dhe qarku i Dibrës. Ndërkohë që sot Shqipëria ka aq porte sa ç’trashëgoi nga Perandoria Osmane, asnjë më shumë. Është bërë një premtim solemn nga kryeministri në ikje, se tani ka mbetur dhe i vetëm dhe duket sikur është vetëm në ato 10.400 km edhe sa më shumë ia zgjeron numrin e kilometrave aq më vetëm duket, pra është thënë me pompozitet do ndërtojmë portin e Shëngjinit dhe ky do jetë porti i Kosovës. Atje në Shëngjin nuk e di kujt i ka rënë rasti është i vetmi port në botë me dryn. Ka një derë dhe ka një dryn. Rrinë të gjithë atje për të pritur njërin që e ka çelësin dhe hap portin me dryn. Ky është porti që u premtua që do lidhte Kosovën me botën dhe do na bënte ne nderin e madh që lidhëm Kosovën me detin. Një port me dryn, sikur është një magazinë, edhe magazinat sot janë më dinjitoze.
Në këtë pikë, ne realisht kemi filluar punën për të identifikuar se kush mund të jenë investitorët potencialë të interesuar për të filluar ndërtimin e portit të Shëngjinit. Është një port me një kapacitet të jashtëzakonshëm. Është një pikë strategjikisht e jashtëzakonshme sipas të gjithë ekspertëve. Ashtu si kundër edhe rinovimi i strukturës dhe gjithë procesi i menaxhimit i porteve të tjera në funksion të asaj që për një industri të detit do të jetë një vlerë e shtuar për ekonominë tonë kombëtare. Mos e harroni që jemi i vetmi vend në gjithë Mesdheun që detin e kemi jashtë ekonomisë. Deti është ekonomi, deti është burim i jashtëzakonshëm zhvillimi dhe mirëqenieje për njerëzit. Kurse ne detin e kemi jashtë ekonomisë. Plus Saliu e mbajti dhe për vete se nuk linte as anije, as varka, asgjë sa të mësonte not, tani nuk dihet ka mësuar apo s’ka mësuar, kjo s’ka rëndësi. Në fakt edhe me aq sa e shohim ne ai nuk quhet not, quhet qëndrim në ujë. Tani që mësoi të rrijë në ujë e hapi edhe për të tjerët që të vijnë e të hynë e të dalin.
Ne jemi shumë të vendosur që detin ta përfshijmë në ekonomi. Të jeni të bindur që kjo do të shtojë fuqinë tonë ekonomike. Sot jemi populli në gjithë Mesdheun që ha më pak peshk, sepse është i shtrenjtë, sepse nuk është në sasi dhe në sistem të shpërndarjes sa duhet dhe sepse detin ne nuk e kemi pjesë vitale të ekonomisë, duke e përfytyruar përfshirjen e detit në ekonomi ne mendojmë që do të rrisim edhe ushqyeshmërinë e njerëzve, sepse në fund të fundit themeli i betejës sonë të 4 viteve që vijnë do të jetë që t’ju japim familjeve shqiptare mundësinë që të ushqehen normalisht dhe të mos ketë familje që të dridhet për një shishe qumësht dhe mos ketë fëmijë në Shqipëri që mos pijë dot qumësht për shkak të varfërisë".