English

SHBA-ja dërgon urgjentisht në Tiranë ndihmëssekretarin Amerikan të Shtetit për Euroazinë Jonathan Moore(VIDEO)

"Patëm një shkëmbim të hapur dhe të frytshëm opinionesh, lidhur me gjendjen paraelektorale, duke u përqendruar tek çështja më e nxehtë, ajo e rrëmbimit të KQZ-së dhe praktikisht rrënimit të këtij institucioni që duhet të jetë i pavarur dhe i paprekur nga vullnetet politike, theksuam domosdoshmërinë e rivendosjes së besueshmërisë së humbur të institucionit kryesor për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në Shqipëri", ka thënë kryetari i socialistëve Edi Rama pas takimit 50 minutësh që pati në selinë rozë me ndihmëssekretarin Amerikan të Shtetit për Euroazinë Jonathan Moore, i cili ka mbërritur në Shqipëri si i dërguar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, pasi Shqipëria është futur në një krizë të re politike pas zëvëndësimit të anëtarit të KQZ-së.
Moore nuk ka preferuar të japë asnjë detaj se cfarë ishte biseduar.
1748
Më pas Drejtori i Zyrës për Çështjet e Europës Jugore dhe Qendrore, në Departamentin e Shtetit, z. Jonathan Moore, është pritur në një takim nga ministri i jashtëm i Aldo Bumçi.

Ministri Bumçi evidentoi nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve dypalëshe dhe shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin për kontributin që SHBA i ka dhënë proceseve integruese të Shqipërisë. Zoti Bumçi nënvizoi kontributin e pazëvendësueshëm që Shtetet e Bashkuara kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për ruajtjen e paqes, stablitetit dhe sigurisë në rajon dhe e siguroi zotin Moore se Shqipëria do të vazhdojë të japë kontributin e saj në krah të Shteteve të Bashkuara në sfidat e përbashkëta.

Zoti Moore nënvizoi marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë mes dy vendeve tona. Ai theksoi se megjithë sfidat e shumta me të cilat Shtetet e Bashkuara përballen sot në botë, Ballkani do të vazhdojë të mbetet në fokusin e administratës amerikane për të ruajtur të gjitha ato arritje që janë bërë në drejtim të paqes dhe sigurisë në Ballkan. Në këtë kontekst, zoti Moore nënvizoi se shpreson për përfundimin me sukses të dialogut Kosovë-Serbi, gjë që do të mundësonte ecjen e tyre përpara drejt integrimeve europiane.

KOMENTE