E vetmja mundësi për t'u çlodhur dhe të thithësh ajrin e pastër është një shëtitje në kodrat e Liqenit Artificial të Tiranës.
Por brenda 2 ditëve të fundit është kthyer një makth për qytetarët si dhe sportistët e shumtë që preferojnë këtë zonë.
Pas plagosjes me armë zjarri në një lokal tek Kodrat e Liqenit Artificial, të biznesmenit Lulzim Koka, 35 vjeç nga Berati, mbrëmjen e djeshme një automjet fuoristradë ka përplasur një këmbësore të moshës 60-vjeç, e cila ka mbetur e vdekur.
Burime nga policia bëjnë me dije se drejtuesja e mjetit është ndaluar menjëherë nga policia dhe po merret në pyetje lidhur me ngjarjen.
Ndërkohë që e aksidentuara ka mbetur në vend për disa minuta pasi ndihma e shpejtë ka mbërritur me mjaft vonesë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:40 në vendin e quajtur Fari.