English

Besnik Fangaj, plagoset me 4 plumba

Mëngjesin e sotëm rreth orës 01:30 kur teksa po hynte për në banesën e tij është qëlluar nga afër nga një person i panjohur i cili ka ndaluar makinën afër biznesmenit të ndërtimit Besnik Fangaj.

45 vjeçari Fangaj është qëlluar me 4 plumba të cilat sipas mjekëve të reanimacionit i kanë prekur organet jetësore dhe rrezikohet për jetë.

Policia ka nisur hetimet ku pista kryesore është ajo e ndonjë konflikti të mundshëm si biznesmen ndërtimi.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Zdrale të Shkodrës.

KOMENTE