English

39 vjeçari i bën sytë e errët përmes tatuazhit

Një djalë brazilian pretendon se ai qau për dy ditë "pasi kishte bërë tatuazh brenda në sy për t'i bërë ata më të errët.

Artisti i Tatuazheve Rodrigo Fernando dos Santos, 39vjeç nga Sao Paulo, vendosi të shkojë përpara me procedurën e çuditshëm, pasi tashmë kishte 70 për qind e trupit të tij të mbuluar në bojë.
Përmes një shiringe të veçantë ai injektoi bojë në të bardhën e syve të tij, që është shtresa mbrojtëse e jashtme e syrit.

Bojë e injektuar në syrin e tij besohet të jetë e njëjtë si ajo që ka përdorur në tatuazhet në pjesën tjetër të trupit.
Specialiatët e syrit e kanë këshilluar që është tepër e dmëshme pasi mund të shkaktojë inflamacion dhe ndoshta edhe të humbë vizionin e tij.

Tatuazhi në sy ka filluar të ketë një popullaritet në rritje në të gjithë botën.
Ajo është pjesë e një prirje për tatuazhet më të pazakontë, madje edhe me disa gra që kanë 'përsosur' vetullat dhe majt e gjinjve të tyre për tu bërë më tërheqëse.
Tatuimi apo bërja e tatuazheve ka qenë një praktikë e përhapur në të gjithë globin, nga ishujt e Paqësorit në veri të Europës që nga kohërat e lashta.
Ajo aktualisht është duke shijuar një popullaritet, me të famshëm të tillë si David Beckham etj.

KOMENTE