English

Skandali i implanteve të gjirit. Gjyqi më i madh në historinë franceze

Qindra gra kanë marrë pjesë në hapjen e gjyqit në Francë ndaj pesë drejtuesve të një firme e cila furnizonte mijëra implante gjiri të gabuara.

Themelues i kompanisë PIP, Jean-Claude Mas u fishkëllye në gjykatë në Marsejë. Ai dhe katër anëtarët e ekipit të tij të menaxhimit janë akuzuar për mashtrim të rëndë.

Shitja e implanteve me të meta, ka shkaktuar një frikë globale shëndetësore, ku janë përfshirë 300,000 gra në 65 vende.

Kompania ka përdorur xhel silikoni sub-standarde, ku implantet shkaktonin këputje.

Numri i paditësve ka shkuar deri në 5.000 femra dhe pritet që të rritet akoma më tepër.

Gjyqi është konsideruar si një nga gjyqet më të mëdha në historinë franceze ligjore.

Angela Mauro, një 47-vjeçare, një paditëse është shprehur se implantet e saj kanë shpërthyer 2 herë duke i rrezikuar shëndetin e saj.Ajo shpresonte se gjykata do të trajtojë gratë me të njëjtin respekt akorduar si për viktimat e tjera me neglizhencë mjekësore.

"Unë pres që ne të konsiderohemi si viktima dhe jo vetëm si gra të cilat dëshirojmë implantet," tha zonja Mauro për AFP.

Prodhues i implanteve, PIP (Poly Implant Prothese)), u mbyll në mars 2010, pas xhel silikoni shkaktoi norma të larta të parregullta të këputjes së implanteve të saj, duke shkaktuar një frikë shëndetësoe në mbarë botën.

KOMENTE