English

Kastriot Përgjegja plagoset në qendër të Lezhës

Kastriot Përgjegja ka mbetur i plagosur rëndë pasi është qëlluar me armë zjarri paraditen e sotme në qendër të qytetit Lezhë.

Forcat e policisë mbërritën menjëherë dhe se i plagosuri u dërgua me urgjencë në spital ku mësohet se gjendja e tij është shumë e rëndë.

Forcat e policisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

KOMENTE