Himariotët kanë nxitur gjithmonë debate dhe reagime shpesh herë për veprimet e tyre të hapura pro greke. Por, këtë herë ata kanë shfaqur shenja simpatie për një tjetër vend jo shumë të dashur nga shqiptarët. Bëhet fjalë për Serbinë.
Në ndeshjen mes Himarës dhe Kamzës, disa tifozë himariotë kanë valëvitur një flamur serb, në shenjë vlerësimi për dy futbollistët serbë që luajnë në këtë ekip, si dhe më e merituara në këtë sezon është dyshja serbe, Kuzmiç - Zdravkoviç”, shkruan portali serb Pressonline, të cilit i referohet edhe “Ora info” në Kosovë.
“Na kanë pranuar mjaft mirë, na adhurojnë…të gjithë kanë prejardhje greke. Pas fitores kundër Kamzës kemi qenë në kafe në plazh deri në orët e vota në mbrëmjes dhe jemi kënaqur me muzikë popullore serbe. Siç thekson mbrojtësi Kuzmiç, “në Himarë i duan serbët dhe të gjithë në atë pjesë e mbajnë veten për patriot”.
Zdravkoviç thotë se, nuk ka mundur t’u besojë syve, kur ka shënuar gol dhe ka parë nga tribuna çastin kur tifozët vendas kanë nxjerr flamurin serb. “Kur kam shënuar gol, jam kthyer nga tribuna, ku ishin tifozët tanë dhe kam parë njerëzit me flamurin tonë…Tifozët më befasuan me atë veprim. Ndjenja ishte e paçmueshme. Kemi bërë disa rezultate dhe tani jemi në vendin e shtatë. Ata tifozë na respektojnë më shumë sesa shqiptarët”. Më tej ai shton se, “Himara dikur ka qenë pjesë greke, të cilën më vonë e morën shqiptarët, por në Himarë flitet vetëm gjuha greke dhe duket se i duan serbët”, thotë Zdravkoviç.