Pamjet e tmerrshme shfaqen në video se si një grua rrihet me shkopinj dhe shufra nga 4 burra.
Gruaja bërtet në agoni, ndërsa burrat e qëllojnë ku të mundin. Ngjarjaështë filmuar në Ludhiana, Punjab në veriperëndim të Indisë.
Ajo përpiqet për të mbrojtur veten por nuk i shpëton dot shkopinjve të burrave.
Gruaja, e cila është nga Bihar, i kishte dhënë hua 20,000 Rs( para vendase) njërit prej burrave dhe kishte shkuar për të pyetur se kur do tJa kthente paratë.
Videoja ishte regjistruar nga një telefon celular e cila më pas u dorëzua në polici si provë për të identifikuar të akuzuarit.
"Ne kemi identifikuar akuzuarit dhe ata do të arrestohen së shpejti, "tha një zyrtar i policisë.