English

Shkatërohet sistemi për mbledhjen e basteve ilegale online

Policia italiane në rajonin e Kampanias, Itali, ka shkatërruar një sistem për mbledhjen e basteve ilegale online për ndeshjet e futbollit.

Agjentët kanë kryer sekuestrime me vlerë 3 milionë euro, ndërkohë që arrestimet u janë komunikuar 38 personave, ku 15 prej tyre ndodhen në burg, 6 në arrest shtëpie dhe 17 me urdhër-ndalim për të jetuar në rajonin e Kampanias.

Burimet thonë se ata akuzohen për pjesëmarrje në organizatë mafioze dhe ushtrim ilegal të aktiviteteve të lojrave dhe basteve online. Arrestimet janë kryer në Napoli, Kazerta, Kalabri, Pulia dhe Siçili.

KOMENTE