Me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, sot do të qëndrojnë për vizitë zyrtare në Kosovë, ministri i Punëve të Jashtme i Norvegjisë, Espen Barth Eide dhe ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Aldo Bumçi.
Përveç takimit me ministrin Hoxhaj, ministrat Eide dhe Bumçi gjatë qëndrimit në Prishtinë do të zhvillojnë takime edhe me përfaqësues të tjerë të lartë të institucioneve të Kosovës.
Gjatë takimit me homologët nga Norvegjia dhe Shqipëria, ministri Hoxhaj do t’i njoftojë për proceset aktuale në Kosovë, fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar si dhe zhvillimet e fundit rreth avancimit të proceseve eurointegruese të Republikës së Kosovës.