English

Spanjë: Ndalohet një atentant i ngjashëm si në Boston

Një shtetas algjerian, i identifikuar si Nou Mediouni u arrestua në qytetin verior të Saragozës, ndërsa një maroken me emrin Hassan El Jaaouani u prangos në Mursia, në jug.

Lajmin e këtyre arrestimeve e komunikoi të martën Ministrisa e Brendshme Spanjolle, e cila shtoi se të dyshuarit kishin secili një profil të ngjashëm me atë të të atentatorëve çeçenë të Bostonit.

Policia franceze bashkëpunoi në arrestimin e të dyshuarve, duke ndarë informacion të siguruar nga burimet e inteligjencës në vend.

Shtetasi algjerian i dyshuar si terrorist ka pasur lidhje të forta me grupet militante në luftën civile në Algjeri, në vitet 1990 dhe në 2007-n dyshohet se vendosi kontakte edhe me Al-Kaedën.

Më pak informacion ka rreth shtetasit maroken, por terroristë nga ky vend realizuan sulmin me bombë në trenat e Madridit në vitin 2004, ku mbetën të vrarë 200 persona dhe u plagosën mbi 1 800 të tjerë.

KOMENTE