English

Hoxhaj: Serbia de facto njeh ekzistimin politik të Republikës së Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj në një intervistë për të përditshmen serbe “Danas” ka thënë se marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë ka dy elemente; së pari është marrëveshje bilaterale dhe së dyti është një udhërrëfyes për integrimet evropiane në kontekst të marrëdhënieve të mira fqinjësore.

“Me këtë marrëveshje, Serbia de facto njeh ekzistimin politik të Republikës së Kosovës, njeh sovranitetin e Kosovës dhe integritetin territorial si dhe rendin kushtetues”, ka thënë Hoxhaj.

Sipas tij, marrëveshja e arritur në Bruksel prish status-quo në veri, derisa marrëveshja është në një vi me vlertat e kushtetues së Republikës së Kosovës, e cila serbeve ju ofron të drejtat më të avancuara në Evropë.

Hoxhaj ka theksuar se marrëveshja pa implementimin e saj nuk ka asnjë vlerë. Sipas tij, në të dy shtetet do të krijohen komisionet për implementimin e marrëveshjes, e cila do të mbikëqyret nga Bashkimi Evropian, që për qëllim ka implementimin sa më të shpejt të marrëveshjes.

“Serbia duhet të heq dorë nga vendime të njëanshme, të cilat mund të pengojnë implementimin e kësaj marrëveshje dhe frymën e dialogut”, ka theksuar Hoxhaj.

KOMENTE