English

Policia e Shijakut parandalon një tjetër ngjarje

Një tjetër ngjarje u arrit të parandalohet nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shijak, ditën e djeshme duke çuar në neutralizimin e personit të përfshirë në të.
Mëngjesin e djeshëm, rreth orës 08.05, pas një telefonate të marrë në Sallën Operative se në fshatin Gjepalaj një shtetas po qellonte me armë zjarri në drejtim të banesës së 52-vjecarit B.Gj. Menjëherë në vend shkuan menjëherë shërbime të këtij Komisariati, të cilët lokalizuan në afërsi të banesës, të armatosur me armë zjarri automatik shtetasin Blerim Gjepali, 37 vjec, banues në po këtë fshat.
Pas kërkesës së bërë për mbështetje nga shërbimet e specializuara RENEA, shërbimet në vendngjarje arritën të vendosin negocim me shtetasin e armatosur i cili paraqiste shkallë të lartë agresiviteti.
Duke mbajtur parasysh në radhë të parë sigurinë e efektivit, u arrit të ndërhyhet duke bërë të mundur neutralizimin e personit të armatosur. Në vend u bllokua arma e zjarrit automatik model 56, e pajisur me krëhër dhe në gjendje të armatosur (me fishek në fole).
Paraprakisht, nga verifikimet e para mendohet se ngjarja ka ndodhur për motive tejet banale (mosdhënia e një shume parash borxh autorit nga djali i të dëmtuarit).
Me sigurimin e vendit të ngjarjes, aktualisht po vijohet me kryerjen e veprimeve të para. Ndërkohë, po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes .
Në vijimësi do t’ju bëjmë me dije më tepër mbi procedimin penal të këtij shtetasi, i cili aktualisht ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Shijak.

Dy ditë më parë shërbimet e këtij komisariati, në sajë të ndërhyrjes në kohë arritën të shmangin një tjetër ngjarje brenda familjes në fshatin Gjepalaj, duke bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit.

KOMENTE