English

Mimi Kodheli dhe Sheferedin Shehu, fyejnë personalisht njëri tjetrin. Lojrat e fatit do të tatohen deri në 2.7%

Mimi Kodheli dhe deputeti Sheferedin Shehu kanë përfunduar debatin e tyre lidhur me ndryshimet në ligjin për lojërat e fatit duke përdorur fyerje personale. Në kohën që po diskutohej evazioni fiskal që rrjedh si pasojë e këtyre lirave, deputetët kanë debatuar ashpër për origjinën e tyre. “Ti ke ardhur me pantallona shajaku në Tiranë”, i tha Kodheli Shehut, i cili u përgjigj: “Ti ke zbritur nga maja e malit”.

Ka mjaftuar kjo për-plasje që Drejtori i njësisë së Mbikëqyrjes të Lojërave të Fatit në Ministrinë e Financave, Besnik Çobaj, të anashkalojë përgjigjen për pyetjen e deputetit Erion Braçe në lidhje me të dhënat që ka ministria për efektet që do të sjellë në buxhet ndryshimi i ligjit.

Ndryshimet janë miratuar vetëm me votat e maxhoranës dhe parashikojë që lojrat e fatit, që luhen në rrjetin elektronik do të tatohen deri në 2.7% të xhiros vjetore. Çobaj tha se, nuk do të lejohet më kryerja e importit të makinerive me lojëra fati nga subjekte të palicencuara.

KOMENTE