Tirana përsëri tronditet mbrëmjen e djeshme, pak minuta pas mesnate.
Në zonën e Unazës së Re ish boksieri Adrian Levanti është qëlluar me 7 plumba duke menjëherë gjetur vdekjen.
Sipas burimeve viktima është ngjitur deri në katin e 7-të ku banonet dhe para derës ai është qëlluar për vdekje.
Burime nga policia shprehen se viktima është ndjekur me kujdes dhe vrasja mendohet të ketë qënë një hakmarrje edhe pse hetimet nuk kanë përfunduar plotësisht, pasi një javë më parë vëllai i viktimës ka plagosur një person tjetër.
Policia ka identifikuar autorin e dyshuar i cili është shtetasi Z. Gjini, i cili është shpallur edhe në kërkim.