Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 136, pika 1 të Kushtetutës së Shqipërisë, ka dekretuar emërimin e zotit Artan Broci, anëtar i Gjykatës së Lartë.
Relacion për emërimin e anëtarit të Gjykatës së Lartë
Bazuar në nenin 93 dhe 136, pika 1 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Presidenti i Republikës SH.T.Z. Bujar Nishani dekretoi emërimin e zotit Artan Broci, anëtar të Gjykatës së Lartë.
Me vendimin Nr. 2, datë 26.04.2013, të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë është deklaruar mbarimi i mandatit të anëtarit Z. Fatos Lulo, i cili është emëruar anëtar i Gjykatës Kushtetuese me dekretin nr.8121, datë 24.04.2013 të Presidentit të Republikës, emërim ky që ka marrë pëlqimin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, me vendimin nr. 25/2013, datë 25.04.2013.