English

Kanceri po kërcënon të pushtojë Amerikën Latine

Kanceri po kërcënon të helmojë totalisht vendet e Amerikës Latine, thonë ekspertët e spitalit onkologjik të vendit.

Rastet e kancerit në rajon janë jo më shumë sesa në SHBA apo Evropë - por përqindja e atyre që vdesin është shumë më e lartë, thonë ata.

Diagnoza e vonë dhe trajtimi tepër jo profesional janë arsyet kryesore për pabarazinë, shtojnë ata.

Ata thanë se jetëgjatësia është rritur, por kanceri do të bëhet më i zakonshme, dhe shumë vende nuk do ta përballojnë.

Ekspertët po shohin incidencën e kancerit dhe kujdesin e Amerikës Latine dhe rajonit të Karaibeve, duke përfshirë edhe vendet e mëposhtme: Argjentina, Bahamas, Bolivia, Brazili, Kili, Kolumbia, Kosta Rika, Republika Dominikane, Ekuador, Guatemala, French Guiana, Guajana, Hondurasi, Haiti, Meksika, Nikaragua, Panama, Peru, Porto Riko, Paraguai dhe El Salvador.

Jetesa në këto vende ka një tendencë rritje drejt parametrave të Evropës apo SHBAsë por përsëri kujdesi për shëndetin është tepër i ulët.

Ekspozimi i shumtë në diell dhe ndotja nga lëndët djegëse është një prej faktorëve me rrisk tepër të lartë.

Hulumtuesit thonë se në Amerikën Latine, ka rreth 163 raste të kancerit në 100,000 njerëz.

Në SHBA, shifër e krahasueshme është 300 raste në 100,000, ndërsa në Evropë është 264 raste në 100,000.

Por norma e vdekjeve është shumë më e lartë. Në Amerikën Latine qëndron në 13 vdekje për çdo 22 raste kanceri, ndërsa ajo është 13 vdekje për çdo 37 raste të kancerit në SHBA, dhe afërsisht 13 vdekje për çdo 30 raste në Evropë.

Hulumtuesit vlerësojnë se në vitin 2030, do të jenë 1.7 milion raste të kancerit të diagnostikuar në të gjithë Amerikën Latine dhe Karaibe, ku më shumë se 1 milion do të jenë vdekje.

KOMENTE