Qëllimi i qeverisë amerikane, për vaksinimin e vajzave të reja kundër papillomavirus ka qenë zhgënjyes, edhe pse më pak se një e treta e të rinjve kanë përfunduar një kurs të plotë të vaksinës HPV.
Por tani Shtetet e Bashkuara mund të hedhin shikimin dhe të mësojnë në Australi, e cila pas gjashtë vitesh fushatë të suksesshme mbarëkombëtare të HPV vaksinimit, ka përjetuar një rënie të mprehtë në numrin e rasteve të reja të lythave gjenitale në mesin e të rinjve dhe grave.
Australia, një nga vendet e parët që ka krijuar një program të financuar kombëtar të HPV vaksinimit për vajzat dhe gratë e reja, gjithashtu ka parë një rënie në numrin e rasteve të anomalive të qafës së mitrës, një shenjë paralajmëruese për kancerin e qafës së mitrës.
Programi i Australisë, i cili filloi në vitin 2007, ofron vaksinim HPV falas për vajzat që janë 12 dhe 13 vjeç, dhe një program për vajzat dhe gratë nën 26. Vaksina të mbron nga lythat gjenitale, si dhe nga kanceri i qafës së mitrës.
Vaksina është administruar në mënyrë tipike në tre doza, duke filluar rreth moshës 12. Në vitin 2010, normat e mbulimit per vajzat arritën në 83 përqind për dozën e parë, 80 për qind për dozën e dytë dhe 73 përqind për të tretën.
Padyshim kjo është një sukses i madh, edhe pse të realizohej një vaksinë e tillë u desh një kohë prej gati 30 vitesh ndërsa sëmundjes i duhet vetëm 3 muaj të zhvillohet.
Nuk ka qënë e lehtë pranimi në popull i marjes së kësaj vaksine shprehen studjuesit mjekësore, madje pati dhe kundërshtime sidomos nga disa grupe fetare, por më pas dhe kundërshtarët e morrën me qetësi duke pranuar rezultatin pozitiv që kjo vaksinë dha.