Ditët e fundit këngëtarja Anjeza Shahini, konkurruesja dinjitoze që përfaqësoi Shqipërinë për herë të parë në eurovizion, pritet që të fillojë një punë të re në Ministrinë e Kulturës.
Ajo është emëruar specialiste në drejtorinë e Librit, në Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sporteve.
Anjeza u emërua në këtë pozicion vetëm pak ditë më parë, pasi u shpall fituese e një konkursi që ky institucion kishte zhvilluar.