Dashamir Qyrku u gjet i plagosur rëndë me armë zjarri, në pjesën e qafës, dhe humbi jetën gjatë transportimit për në spital.
Ngjarja që ka marrë jetën e 35 vjeçarit ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Lushnjës ku pas një sherri të nisur mes një tregtari në tregun e Lushnjës dhe një agjenti privat taksash për tregun.
Policia shoqëroi për në komisariat një numër dëshmitarë okularë të cilët kanë ndihmuar në identifikimin e autorit që rezoultoi A.M.
Policia ende nuk e ka ndaluar agjentin, i cili mbetet i dyshuari i vetëm për këtë vrasje. Dëshmitarët thonë se debati nisi për çështje pagesash, por ende nuk ka një version zyrtar për këtë krim.
Policia tha se vazhdon hetimet për gjetjen e autorit, ndërsa ka ngritur postblloqe në qytet për kapjen e tij.