Një tjetër ngjarje e rëndë që ka marrë jetën e të riut 24 vjeçar Ervin Merdini, ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë.
24 vjeçari është qëlluar me mjete të mprehta dhe nuk ka arritur të shpëtojë nga vdekja duke vdekur rrugës për në spitalin ushtarak.
Ngjarja ndodhi mesditën e sotme në lagjen ‘Besa’. Ende nuk dihen shkaqet e vrasjes, ndërkohë policia po punon për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes.