Një shpërthim i madh ka dëmtuar një ndërtesë në qendër të kryeqytetit çek Pragë.
Zona rreth shpërthimit në Divadelni St ka qenë e mbyllur nga policia. 40 njerëz janë lënduar nga shpërthimi, janë shprehur shërbimet emergjente ku katër prej tyre tepër seriozisht.
Kryebashkiaku i Pragës i tha radios çeke se tre persona mund të jenë të bllokuar në rrënojat.
Policia thotë se shpërthimi, ka më shumë gjasa të jetë shkaktuar nga një rrjedhje gazi.
Vendi i shpërthimit është afër lumit Vltava, dhe pranë Teatrit Kombëtar të vendit.
Ndërtesat fqinje kanë u evakuuan.
Një zëdhënës i policisë tha se kishte patur rreth 15 njerëz në ndërtesë, të cilat përfshinin një zyrë të Shoqatës Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA) dhe një galeri arti, raporton agjencia e lajmeve Reuters.
Ndërtesa gjithashtu shërbente si një shkollë filmi dhe Fakulteti të Shkencave Sociale të Universit Charles të qytetit.
"Ne kemi dëgjuar një shpërthim të fortë dhe kemi ndjerë dridhjen e dritareve," tha dëshmitari okular Jaroslav Faltus.