English

Përshkon urën me flokët e tij, por vdes nga infarkti në zemër

Një mbajtës indian i rekordit botëror në Guinness u përpoq të kalonte një lumë përmes një teli që shërbente si urë dhe ku ai do ta kalonte duke u varur përmes flokëve të tij, por nuk ka arritur ta kalojë pasi ka vdekur pothuajse në gjysmë të rrugës së tij.

Sailendra Nath Roy, 48 vjeç, ishte duke kryer kalimin e tij në lumin Teesta në West Bengal, kur ai pësoi një atak në zemër.

Qindra spektatorë ishin mbledhur për të parë kalimin e tij por fatkeqësisht kanë parë dhe minutat e fundit të jetës së tij.

Në mars të vitit 2011, Z. Roy theu rekordin botëror Guinness si mbajtës për udhëtime me distancë të largët përmes një teli, duke përdorur flokët.

Ai ka punuar si shofer për policinë. Z. Roy ishte duke u përpjekur të kalonte urën me gjatësi 180 metra dhe 20 metra të lartë, mbi lumin Teesta pranë qytetit Siliguri.

Një numër i madh njerëzish ishin mbledhur në urë për të parë kalimin e tij të fundit pasi kështu ishte shprehur dhe më parë.

Dëshmitarët thanë se zoti Roy nuk shfaqi asnjë progres pasi kishte përshkruar 90 m.
Kishte bërtitur disa herë por asnjë nuk kishte kuptuar se çfarë ai kishte kërkuar kështu që qëndroi i varur 45 min dhe më pas u rrëzua.

Doktorët në spital thanë se ai kishte pësuar "një sulm masiv zemër".

Ai kishte veshur një xhaketë për tu mbrojtur, por nuk ka pasur mjekë apo shërbime emergjente në vend pasi ai nuk kishte marrë lejë për veprimin që donte të bënte.
Një mik, i cili preferoi të mbetet anonim, ka thënë: "Gruaja e tij ju lut para se të nisej që të anullonte vendimin e marrë, por ai i ishte betuar se ishte i fundit në jetën e tij...".

Në vitin 2008, Z. Roy tërhoqi trenin lodër Darjeeling me bishtin e tij.

Dhe në vitin 2007, bishti i tij u lidh me një litar, ku më pas fluturoi nga një ndërtesë në një tjetër para kamerave televizive.

KOMENTE