Të paktën 13 njerëz janë vrarë dhe shumë të tjere kane mbetur te plagosur nga një shpërthim i fuqishëm në kryeqytetin e Sirisë, Damask, raporton media shtetërore.
Një bombë besohet të jete hedhur në një shesh në qarkun qendror të Marjeh. ku Civilë dhe personel i sigurisë janë në mesin e të vdekurve, ndersa te shtëna sporadike u dëgjuan në zonë pas shpërthimit.
Të hënën, kryeministri Wael el-Halqi i mbijetoi një sulmi me makinë bombë, e cila kishte në shënjestër autokolonën e tij në kryeqytet.
Sulmi i fundit ndodhi pranë një hoteli, nje qendre tregtare dhe godinës së ministrisë në Marjeh, një distrikt teper i ngarkuar komercial, raporton Jim Muir i BBC-së.
Nuk është ende e qartë se cili ka qene objekti kryesor i sulmit.