English

Kreshnik Spahiu: Berisha që nga sot është i ndjeri Berisha sepse për shqiptarët ka vdekur politikisht

Aleanca KuqeZi ka zhvilluar sot tubimin e radhës përpara Kryeministrisë. Mijëra kuqezinj kishin rrethuar sheshin përpara Kryeministrisë për të kërkuar ikjen nga pushteti të të ndjerit Berisha si edhe të Edi Ramës. Në deklaratën e tij për shtyp Kryetari i Aleancës KuqeZi, Kreshnik Spahiu u shpreh se :

“Sot kemi ardhur me një dhuratë të vecantë për atë. Kemi një antiplumb. Kemi sjellë një dhuratë për këtë njeri, për shtetasin Berisha i cili që nga sot është i ndjeri Berisha sepse për shqiptarët ky njeri ka vdekur politikisht. Sot ne jemi këtu, që në emër të kuqezinjve tja dorëzojmë në zyrë shtetasit Berisha dhe ti themi që në 23 Qershor nuk do ketë asnjë antiplumb që nuk shpohet nga votat e kuqezi. Ne do ta shporrim atë.
Të nderuar miq më lejoni që përpara se të fillojmë këtë maratonë kuqezi me mesazhin për të gjithë shqiptarët në këtë rrugë të cilën ne e kemi filluar të vetëm, ashtu sic lindëm sepse vetëm ishte dhe flamuri ynë kuqezi kur u mblodhën të gjithë shqiptarët. Më lejoni që në emër tuaj tja lë në zyrën e tij këtë antiplumb duke i kujtuar që nga populli i tij nuk shpëton dot. Koha për ndëshkim po afron, 23 Qershori është shumë i afërt. Nga arresti dhe nga prangat ty nuk të shpëton dot as Edi Rama dhe askush tjetër” .
Më tej z.Spahiu ka deklaruar: “Të nderuar aktivistë kuqezi, 1 Maji shënon lirinë dhe fillimin e fushatës elektorale të një maratone e cila ndryshe nga të gjitha partitë e tjera nuk do të jetë luksoze, ajo nuk do të jetë në ekranet e televizioneve të majta apo të djathta. Nuk do të keni mundësi të më shikoni në asnjë television. Nuk do të keni mundësi te ndiqni aktivitetet e Aleancës KuqeZi nëpër gazeta. Por ne do të na gjeni kudo, në rrugë sepse ne nuk kemi nevojë për antiplumb si I ndjeri Berisha. Ne jemi mes jush. Ne jemi Aleanca KuqeZi.
Sot, ne nisim këtë fushatë, nisim fushatën e kuqezinjve me një devizë dhe një mision për rotacionin politik dhe për të përmbysur regjimin politik më të urryer të të gjitha kohërave. Ne jemi sot këtu, ashtu sic e nisëm dy vjet më parë me kauzën tonë për bashkim kombëtar, në kauzën tonë për realizimin e aspiratës për bashkimin e shqiptarëve. Ne sot jemi të gjithë së bashku për të ndërtuar një shtet të fortë, një shtet ligjor, një shtet juridik. Ne sot jemi të gjithë së bashku për të nisur një mision nga i cili nuk mund të largohet askush. Ne sigurisht që jemi ndryshe nga cdo kush. Në vargjet e himnit ne nuk kemi zgjedhur ato vargje sic i ka zgjedhur cdo parti :
Prej lufte vec ai largohet
Që është lindur tradhëtor,
Kush është burrë nuk frikesohet
Por vdes por vdes si një dëshmor.
Aleanca KuqeZi vjen në këtë fushatë si një lëvizje e cila ka një qëllim dhe një synim, të pastrojë elitën politike shqiptare nga fundërrinat, nga mbetjet, ta pastrojë nga e gjithë mafia, e kuqe apo blu. Ne jemi lëvizja e qëndrës. Ne jemi levizja e cila do të sjelli natyrisht ngritjen e ndjenjës kombëtare. Sigurisht ne do të forcojmë bazat e një ekonomie nacionale, ne do të rrisim tregun. Ne do të vijmë për të kufizuar mandatet politike. Ne patëm vullnetin dhe maturinë që të hyjmë në negociata dhe bisedime por tashmë ne kemi të qartë devizën tonë ashtu sic lindëm dy vite më parë. Ne lindëm në kauzën tonë për mbrojtjen e detit, një nga perlat e mesdheut ku heroi ynë kombëtar Prof.Dr Myslym Pashaj mbrojti dhe mundi dy shtete, dy qeveri. Ne përulemi përballë kësaj kauze. Ashtu sic lindëm përballë kauzës dhe revanshit të nacionalistëve dhe ultra shovinistëve grekë të cilët kërkonin të ndryshonin etninë dhe kombësinë e shqiptarëve. Kërkonin një regjistrim popullsie me baza etnike dhe fetare e cila në fushatën e cila drejtohej nga partia e Dules, partia etnike greke dhe gjithe organizatat e “vorio epirit”. Në këtë udhë ne jemi të qartë për ndarjen e pushteteve mbi një sistem dhe model amerikan, mbi standartet europiane sepse kuqezinjtë kanë një qëllim që të bashkojnë të gjithë shqiptarët rreth flamurit kuqezi, rreth simbolit dhe të shkojmë të bashkuar në Bruksel. Të shkojmë të gjithë së bashku në këtë mission historic të cilin na e kanë besuar shqiptarët. Ne patëm vullnetin që të kërkojmë zbatimin e këtyre parimeve dhe standarteve por ne na refuzuan, nuk na pranuan sepse ne nuk mundet që pa lindur ende të bëheshim pis në rrugën tonë. Për këto arsye ne vijmë me një qëllim. Ne vijmë me një objektiv të qartë për përmbysjen e regjimit të të ndjerit Berisha. Por unë jam sot këtu për tju premtuar Ju dhe të gjithë shqiptarëve se ne nuk kërkojmë të heqim të ndjerin Berisha dhe të sjellim në pushtet kufoma të tjera. Kufomat e kanë vendin tek kufomat. Ne vijmë me premtimin se në 23 Qershor mandatet e Aleancës KuqeZi do të jenë përcaktuese. Ato nuk do të shkojnë për të ndjerin Berisha dhe të ndjerën Parti Demokratike. Por ne premtojmë se mandatet e Aleancës KuqeZi nuk do të shkojnë as për Edi Ramën kryeministër. Mandatet e Aleancës KuqeZi do të jenë për një qeverisje vetëm KUQEZI. Pa ministrat e shtetasit Berisha, nga cilido krah qofshin ata, te majtë apo të djathtë. Ne jemi sot këtu për të marrë bekimin e prindërve tanë, bekimin e rinisë shqiptare sepse Aleanca KuqeZi është një aleancë ndryshe, me simbolet kombëtare. Ne nuk jemi aleanca e Gerdecit ku I ndjeri Berisha e shkaktonte dhe Edi Rama e mbulonte. Ne nuk jemi as aleanca e 21 Janarit, ku I ndjeri Berisha I vriste dhe Edi Rama I mohonte gjakun heronjve të atdheut. Ne kemi besimin se jemi shqiponjat që fluturojmë lart ndërsa ata janë zvarranikët që shkojnë sa majtas, sa djathtas” .
“Ne nuk do e ndërrojmë kauzën tonë as me tre ministra e as me pesë deputetë sepse për ne, kauza është e perjetshme, karriget të përkohshme.
Ne jemi lëvizja e qëndrës, ku për herë të parë shqiptarët nuk kanë dy alternativa ku mund të zgjedhin mes të keqes së madhe dhe të keqes së vogël. Tashmë të gjithë shqiptarët kanë zgjedhjen e alternativës më të mirë dhe ajo është Aleanca KuqeZi. Ne vendosem përballë dy koalicioneve dhe një zgjidhje të tretë që votat tuaja ti cojmë as në thesin e të ndjerit Berisha dhe as në thesin e Edi Ramës por votat kuqezi të numërohen kuqezi dhe të formohet grupi parlamentar kuqezi për një qeverisje kuqezi.
Ne zgjodhëm koalicionin më të mirë, aleancën e trete. Koalicion me pensionistët, me rininë, me 1 milion të papunë, me njerëzit e dëshpëruar dhe të pashpresë me cdo patriot. Për këto arsye ne vimë me ambicien që në kryeqytetin dhe metropoli8n e shqipërise etnike, në Tiranë ne të kërkojmë që të jemi forca kryesore, forca e ndërtimit të qeverisë së ardhshme të shqiptarëve, për një qeverisje KUQEZI”. – përfundoi fjalën e tij z.Kreshnik Spahiu.

KOMENTE